Arsyet përse Jennifer Lawrence është e padurueshme

  • 16 March 2018 - 16:50
Arsyet përse Jennifer Lawrence është e padurueshme

Kur jeni aq popullore sa Jennifer Lawrence, njerëzit me të cilët takoheni me siguri se nuk mbesin sekret. Për shembull, e dimë se Jennifer ishte në lidhje me Nicholas Hoult, Chris Martin, Liam Hemsworth, Darren Aronofsky dhe Graham Martin, sa për t'i numëruar disa prej tyre

Nuk e ka pasur fatin e mirë me meshkujt

Jennifer Lawrence është një aktore amerikane që më së miri njihet për rolin e saj si Katniss në filmin "Hunger Games", por me gjasë e njihni edhe për rolin e saj te "Mystique in X-Men". Njëherë ishte cilësuar si një nga njerëzit me më shumë ndikim në vitin 2013, por ajo ka bërë disa deklarata që kanë nxitur zemërimin e mbarë botës ndaj saj. Jennifer njihet si një aktore shumë tërheqëse dhe e re, por nuk e ka pasur fatin më të mirë me meshkujt. Po del të thuhet se aktorja nuk është aq e bukur sa kemi menduar. Edhe pse është konsideruar si "America's Sweetheart", njerëzit po fillojnë ta shohin se e kaluara e saj nuk ishte ashtu, nuk cilësohet si loçkë. Kishte shumë lidhje të dështuara, e ne sjellim disa nga arsyet përse ajo mund të jetë ankth për secilin mashkull.

Nuk përdor rrjetet shoqërore

Mediat shoqërore kanë shpërthyer me kalimin e viteve, secili merret me porosi të shkruara dhe me telefona dhe secili ka pajisjet e tilla. Edhe gjyshërit sot përdorin "Facebook", në mënyrë që të komunikojnë me familjen e tyre. Ka shumë rrjete, derisa 'Facebook'- u ka bërë mrekullinë për t'i lidhur njerëzit. Megjithëse Jennifer Lawrence ka disa llogari të hapura në mediet shoqërore, pothuajse kurrë nuk i përdorë. Aktorja ka thënë se ajo urren idenë e rrjeteve shoqërore dhe njerëzit e përdorin, kështu që ajo nuk dëshiron meshkujt që janë aktiv në rrjetet shoqërore. Kjo mund të jetë një nga arsyet përse meshkujt nuk duan të lidhe me të. 

Ajo është e pakëndshme

Ne të gjithë e dimë se sa i pakëndshëm ky fakt mundet të jetë nëse dëshiron një lidhje. Le të jemi të ndershëm, shumica e meshkujve nuk dëshirojnë ta kalojë jetën me një grua që kurrë nuk rehatohet apo nuk lëshon pe kurrë. Nuk po themi se ajo nuk kënaqet në lidhjet e saj, por ajo përfundimisht është shumë serioze. Si një mashkull do të dalë me një femër si kjo, që të kaloni kohë intime me të, nëse asgjë apo gjithçka merr seriozisht?

Ka një histori të gjatë me ish-at

Nëse jeni një person mesatar, atëherë edhe ju jeni përballur me ish të dashurit dhe ish të dashurat tuaja. Kjo është krejt normale. Pas së gjithave, nuk dëshironi të lidheni me personin e parë që takoni. Kur jeni në famë dhe në qendër të vëmendjes, secili dëshiron ta di historinë tuaj të takimeve. Kur jeni aq popullore sa Jennifer Lawrence, njerëzit me të cilët takoheni me siguri se nuk mbesin sekret. Për shembull, e dimë se Jennifer ishte në lidhje me Nicholas Hoult, Chris Martin, Liam Hemsworth, Darren Aronofsky dhe Graham Martin, sa për t'i numëruar disa prej tyre. 

Dëshiron të martohet

Martesa është një lidhje e shenjtë e dy njerëzve që lidhen bashkë. Kjo është një temë e ndjeshme, sidomos për meshkujt që nuk duan të futen në një lidhje me një femër për krejt jetën. Pra, mund të thuhet se martesa është temë dhe nuk mund të jetoni me dikë gjithë jetën pa u njohur mirë mes vetes. Jennifer Lawrence e di më së miri këtë, sepse në një intervistë, ajo ka thënë se do të dëshironte të martohej menjëherë. Në fakt, ajo ka thënë se e di saktë- sisht se çfarë dëshiron nga një mashkull dhe nëse e gjen një të tillë, ajo nuk do të hezitonte të martohej

Ka disa telashe me trupin 

Trupi është diçka që secila prej femrave sot ka problem, sidomos kur jeton midis shumë yjeve në Hollivud. Pra, për dikë mund të jetë befasi që Jennifer Lawrence ka telashe me veten e saj. Jennifer ka thënë në një intervistë në Hollivud, se ajo ishte konsideruar si e trashë. Në fakt, duhet të jesh shumë e hollë për të përjetuar standardin e Hollivudit. Madje kishte edhe disa fjalë se ajo kishte telashe dhe çrregullime në ushqim

 

Ajo e do dikë që nuk e njeh atë

Kur je aktor apo aktore në Hollivud dhe jeni shfaqur në shumë filma dhe shfaqje si Jennifer, atëherë me gjasë do të dalloheni kudo që shkoni dhe njerëzit ju njohin. Pra, nëse pret derisa ajo ta takojë dikë që nuk e njoh, atëherë duhet pritur edhe një periudhë të gjatë kohore. 

(Kosova Sot)