Ku treti Allegra Versace, mbesa e perandorit të vrarë të modës?

  • 16 March 2018 - 22:05
Ku treti Allegra Versace, mbesa e perandorit të vrarë të modës?

SI U BË QË AJO TA TRASHËGONTE PASURINË E DAJËS SË SAJ TË VRARË DHE TA MUNDTE SËMUNDJEN E ANOREKSISË

Gianni Versace ia kishte lënë asaj hisen e tij në perandorinë e modës

Pjesëtarët e familjes Versace jetuan në pallate luksoze, falë shijes së tyre të përkryer, privilegjeve dhe talenteve, por shpesh jeta e tyre ishte e mjerë. Kësaj nuk mundi t'i ikte as Allegra

Allegra Versace kishte vetëm 11 vjet kur ia vranë dajën. Me anë të testamentit, Gianni Versace ia kishte lënë asaj hisen e tij në perandorinë e modës, por kjo pasuri nuk i solli asaj lumturi. Pjesëtarët e familjes Versace jetuan në pallate luksoze, falë shijes së tyre të përkryer, privilegjeve dhe talenteve, por shpesh, jeta e tyre ishte e mjerë. Kësaj nuk mundi t'i ikte as Allegra.

Tani, kur i ka mbushur 31 vjet, ajo rrallë shihet

Derisa nëna e saj, Donatella, luftonte një vartësi të vjetër nga kokaina dhe vuante pas ndarjes nga i ati i Allegra's, Paul Beck, vetë Allegra filloi që të kishte probleme me anoreksinë. Me një mbiemër aq të njohur dhe me një pasuri të madhe, të trashëguar, pasi që Allegra mbushi 18 vjet, ajo e kishte vështirë të jetonte larg vëmendjes së të tjerëve. Edhe pse gjatë tërë jetës kishte jetuar në luks, ajo thuajse vazhdimisht kishte qenë e pikëlluar dhe e vetmuar. Tani, kur ka mbushur 31 vjet, ajo rrallë shihet, pos në evenimenttet e modës. Shihet edhe me persona bizarë, edhe pse të famshëm, sikur që janë Lady GaGa dhe Kate Moss. Besohet se punon në kompaninë familjare, "Versace", por ka një orar shumë të shkurtër të punës. Kjo nuk habitë, kur dihen përjetimet e saj të shumta, traumatike, gjatë fëmijërisë, sikur që është vrasja e dajës, vartësia nga droga e nënës, anoreksia e vet, etj, duke mos harruar në asnjë moment edhe borxhet e mëdha të kompanisë familjare.

Allegra rrallë shihej duke dalë nga shtëpia

Vrasja e dajës me gjasë kishte ndikuar që jeta e saj të kthehej mbrapshtë, meqë ajo kishte një raport tepër të afërt me të. Gianni e quante Allegrën "princesha ime" dhe të gjithëve iu thoshte se ajo ishte e ardhmja e kompanisë së tij. Vëllait të saj, David, pas vdekjes së Giannit, i takoi koleksioni i tij i artit. Prej atëherë, Allegra rrallë shihej duke dalë nga shtëpia, edhe atë gjithmonë e shoqëruar nga truprojat. Edhe në shkollë e dërgonin me vetura të blinduara. Kënaqësitë jetësore të një fëmije 'normal' duket se ajo nuk i shijoi kurrë. Allegra kishte pasion për aktrim, për çka edhe studioi në Nju Jork. Pasi që e ëma e saj e mundi vartësinë nga droga dhe pasi që kompania familjare ka tejkaluar vështirësitë, Allegra thotë se është e kënaqur që të luajë role të vogla, në filma jo aq të njohur. Por, kudo që të shkojë, emri Versace do ta ndjekë atë sikur fantazmë. Ironike, apo jo?!

(Kosova Sot)