750 vjet nga ndërtimi i Manastirit

  • 19 March 2018 - 15:54
750 vjet nga ndërtimi i Manastirit

Më 18 mars 1268, afër Fierit të sotëm u ndërtua Manastiri i Apolonisë, që së bashku me kishën e tij, përbën një ansambël madhështor të arkitekturës mesjetare shqiptare. Në maje të së përpjetës së vogël që ndodhet mbi fshatin Pojan, ngrihet manastiri i Shën Mërisë së Apolonisë. I ndërtuar qindra vjet më parë në një maje kodre, ai mban nën vete si në "një djep të përmbysur", qytetin antik të Apolonisë, nga i cili ato pak rrënoja të mbetura duken sikur tretin vështrim tej në detin Adriatik. Gjatë mesjetës feudale çdo manastir ishte njëkohësisht vatër kulturë dhe arsimi. Në ambientet e tij kishte biblioteka dhe shkolla te ulëta. 

(Kosova Sot)