Diari Aliu, i pari në "Pallajo Guitar Festival"

  • 19 March 2018 - 15:55
Diari Aliu, i pari në

Trembëdhjetëvjeçari mitrovicas Diar Aliu, ka fituar vendin e parë në Festivali Ndërkombëtare "Pallajo Guitar Festival", që është mbajtur kohë më parë në Athinë të Greqisë. Ai ka fituar në garën ku konkurrenca është zhvilluar në mes të kitaristëve të moshave 13-17 vjet. Së bashku me plaketin, Aliu ka fituar për vendin e parë si shpërblim një kitarë në vlerë 1 000. Vlen të theksohet se mitrovicasi Aliu, nxënës i rregullit i kitarës në shkollën e muzikës, ka mahnitur publikun me interpretimet e tij të veprave "Sarabanda Nr.6" të Hendelit, "Etida" nga F.Sor dhe Tango de Leos.

(Kosova Sot)