Fotografia që ndryshoi jetën e vajzës 12 vjeçe

  • 20 March 2018 - 15:02
Fotografia që ndryshoi jetën e vajzës 12 vjeçe
14 maji 2016 ishte dita kur ia ndryshoi jetën filipinases së re nga qyteti Lukban. Vajza dymbëdhjetë vjeçe lypte nëpër rrugë kur e fotografoi fotografi Topher Kinto Burgos dhe dy vite më vonë Rita Gaviola është aktore dhe manekine, e cila ka adhurues të shumtë nëpër gjithë Azinë. Vogëlushja nga fisi vendor Bahau lypte për t'i ndihmuar prindërit që ta ushqejnë familjen. Përveç Ritës, ata i kanë edhe pesë fëmijë tjerë. "Ishim të mahnitur me bukurinë e saj", thotë fotografi Topher Kinto Burgo, derisa përshkruante se si e kishte parë Ritën për herë të parë. E kishte gjetur këndin e volitshëm dhe e kishte fotografuar. Sot në 'Instagram' e përcjellin 100.000 njerëz. Duke falënderuar bukurisë së saj ajo doli nga varfëria.