Filmi 'Black Panther' ia kalon 'Tomb Raider'-it

  • 20 March 2018 - 15:04
Filmi 'Black Panther' ia kalon 'Tomb Raider'-it

Filmi i Alicia Vikander-it, "Tomb Raider", zuri vendin e dytë në fundjavën e tij fillestare, në pajtim me pritjet, me 23.5 milionë dollarë, nga 3,854 kinema të "Warner Bros" dhe "MGM

F ilmi i studiove 'Disney-Marvel', "Black Panther", ia ka dalë që ta ruajë momentumin e vet në 'box office' në Amerikë, duke fituar edhe në fundjavën e pestë me radhë, me 27 milionë dollarë nga 3,834 kinema. Filmi i Alicia Vikander-it, "Tomb Raider", zuri vendin e dytë në fundjavën e tij fillestare, në pajtim me pritjet, me 23.5 milionë dollarë, nga 3,854 kinema të "Warner Bros" dhe "MGM". Aventura dhe aksioni i bazuar te një video-lojë mori vlerësimin B nga adhuruesit e filmit në anketat e bëra nga "CinemaScore

Rrëfimi që qëndron prapa këngës hit

Filmi i "Lionsgate-Roadside Attractions", i zhanrit dramë, me titull "I Can Only Imagine", tejkaloi pritjet, me 17.1 milionë dollarë të fituara nga 1,629 kinema, duke kryesuar me fitimet për kinema, me 10,476 dollarë. Studioja planifikon që ta zgjerojë shfaqjen e filmit "I Can Only Imagine", të bazuar te rrëfimi që qëndron prapa këngës hit me të njëjtin emër, në më shumë se 2,000 lokalitete, fundjavën e ardhshme. Fundjava e dytë e filmit të Disney't, të udhëtimit në kohë dhe aventurës, "A Wrinkle in Time", gjendet në vendin e katërt, me 16.6 milionë dollarë nga 3,980 lokacione, duke bërë që fitimi i përgjithshëm dhjetëditor i tij të jetë 61.1 milionë dollarë. 

"Black Panther" është i shtati film që tejkaloi fitimin prej 600 milionë dollarësh në 'box office'

Vendin e pestë e zuri filmi i studios "Fox", i zhanrit komedi-dramë, "Love, Simon", me 11.5 milionë dollarë, nga 2,402 lokalitete, krahas një përkrahjeje të madhe nga kritikët (91% nga "Rotten Tomatoes"). Në anën tjetër, filmi "Black Panther" është i shtati film që tejkaloi fitimin prej 600 milionë dollarësh në 'box office' të Amerikës veriore, dhe i dyti për nga shpejtësia e arritjes së një gjëje të tillë. Për 31 ditë, filmi "Black Panther" ka fituar gjithsej 605.4 milionë dollarë. Ai është në rrugë të mirë që t'ia kalojë filmit "Star Wars: The Last Jedi" (me 619.8 milionë) për vendin e gjashtë dhe, filmit "The Avengers" (me 623.4 milionë) për vendin e pestë deri në fund të fundjavës tjetër.