Kush janë aktoret që do të luanin disa prej roleve të Margot Robbie?

  • 20 March 2018 - 15:08
Kush janë aktoret që do të luanin disa prej roleve të Margot Robbie?

Anne Hathaway mund ta zëvendësonte në filmin "Harley Quinn

Aktorja e bukur dhe e talentuar, Margot Robbie ka vetëm 27 vjet, por tanimë ka marrë nominimin e saj të parë për Oskar, me rolin në filmin "I, Tonya". Ka luajtur edhe shumë role të tjera, të suksesshme

Në vazhdim ua sjellim disa aktore, të cilat kishin gjasa që, po të mos ishte përzgjedhur Margot, ato do të luanin disa prej roleve të aktores. 

Anne Hathaway

 

Image

 

- Harley Quinn Anne Hathaway është fituese e çmimit Oskar. Por, Hollivudi është i tillë që, edhe pasi ta kesh marrë çmimin më të lartë, mund të të zëvendësojnë me ndonjë aktore tjetër. Roli i Harley Quinn së pari ishte paramenduar për Anne-n, pasi që ajo kishte shkëlqyer me rolin 'Catwoman' në filmin "The Dark Knight Rises". Megjithatë, producentët ekzekutivë vendosën që ta angazhonin Margot Robbien, meqë roli 'Catwoman' kishte pak kohë që ishte bërë

Rosie Huntington-Whiteley -"The Wolf Of Wall Street"

Image

 

A mund ta paramendoni se sa i ndryshëm do të ishte ky film, sikur Rosie Huntington-Whiteley të ishte angazhuar në rolin e Naomit? Filmi do të kishte çaluar. Në rregull, ndoshta jemi duke u treguar paksa të ashpër këtu, por le të themi se, nga të gjitha aktoret në listë, Rosie pa dyshim ka më së paku talent. Naomi pa dyshim se do të ishte roli më i madh ndonjëherë për Rosien, por edhe roli i saj i fundit. 

Jennifer Lawrence - "Focus"

Image

 

Duket se kjo aktore përmendet dhe merret parasysh gati për çdo rol në Hollivud. Jennifer Lawrence po ashtu ka vetëm 27 vjet (sa edhe Robbie), e cila tanimë ka marrë një Oskar dhe ka bërë para të majme me rolin në filmin "Hunger Games". Nuk ka dyshim se do të shkëlqente, po të angazhohej, edhe në filmin "Focus". Por, as Robbie nuk i mbeti fort hakut. 

Olivia Wilde - "The Wolf Of Wall Street" & "Harley Quinn" 

Image

 

 

Të jetosh vazhdimisht në qendër të vëmendjes nuk është lehtë. Këtë më së miri e di Olivia Wilde. Ajo ka 34 vjet dhe ka luajtur tanimë në shumë filma, si "Tron" dhe "Burt Wonderstone", si dhe në serinë TV me titull "Vinyl". Por, si duket kjo nuk i mjaftoi asaj në 'luftën' për role, kundër Margot Robbie-s, e cila e mundi, jo një herë, por për dy filma. 

Jessica Chastain - "Tarzan"

 

Image

 

 

Jessica Chastain sikur të kishte dalë nga asgjëkund, apo jo? Ajo është duke shijuar një ngritje të madhe në karrierë, pasi, për vite të tëra, ishte vetëm aktore e roleve dytë- sore. Chastain mori nominimin e saj të parë për Oskar për filmin "The Help", në vitin 2012. Më pas, ajo filloi që të luante në filma biografikë, ku është duke vazhduar ende. Për një kohë të shkurtër, ajo ishte konsideruar edhe për rolin e Jane-it në filmin "The Legend of Tarzan". Por, dihet se kush e mori këtë rol dhe, u bë mirë që u vendos kështu

Jessica Biel - "Focus"

 

Image

 

Jessica Biel nuk ka dyshim se është e preferuara e adhuruesve të filmit. Por, kushedi pse, ajo sikur nuk pëlqehet edhe aq nga kritikët e elitës së Hollivudit. Njihet më shumë për pamjen e bukur, sesa për aktrimin e mirë, gjë që është ironi tragjike, meqë tërë dëshira e saj, ka të bëjë me një aktrim të mirë. Përfundimisht, Biel mori ca lëvdata për rolin e saj në serinë "The Sinner" dhe mori nominimin e saj të parë të madh, për çmimin Globi i Artë, edhe pse nuk e mori edhe vet shpërblimin. Roli i Jess-it në filmin "Focus" për një kohë ishte paraparë t'i jepej asaj, sikur edhe disa aktoreve tjera, por jo. Fitoi, me meritë, Margot Robbie. 

(Kosova Sot)