Hapet në Beograd ekspozita për luftën në Kosovë

  • 21 March 2018 - 17:06
Hapet në Beograd ekspozita për luftën në Kosovë

Të hënën OJQ-ja Fondi për të Drejtën Humanitare hapi në kryeqytetin serb një ekspozitë rreth luftës së Kosovës, që paraqet të dhëna dhe prova gjyqë- sore nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Nemanja Stjepanoviç nga dega e FDH-së në Beograd tha në hapjen e ekspozitës se gjykatat serbe deri më tani kanë dhënë dënime për vrasjet e vetëm 61 nga 8,700 viktimave civile shqiptare."Kur vjen puna te krimet kundër shqiptarëve, kemi pasur vetëm katër raste deri më tani, dy prej të cilave janë përfunduar," tha Stjepanoviç duke shtuar se në Serbi nuk po ngrihen padi të reja për krime lufte në Kosovë.

(Kosova Sot)