Kush është Selena Gomez e sa pasuri ka?

  • 21 March 2018 - 17:13
Kush është Selena Gomez e sa pasuri ka?

Gomez po ashtu është shfaqur në fushatat e modës për "Louis Vuitton"

Pasuria e Selena Gomez-it tashmë është grumbulluar në 60 milionë dollarë, sipas "Celebrity Net Worth". Kërcimi nga shifra 50 milionë në 60 milionë në vitin 2017 është menduar të ketë ndodhur nga nënshkrimi dyvjeçar i kontratës së Selena-s që peshon 30 milionë, me kompaninë "Puma

Nisja e serishme e lidhjes në dashur e Selena Gomez me Justin Bieber kishte një popullaritet të lartë gjatë muajve të fundit, që pas ndarjes së saj nga "The Weekend". Përkundër se i është kthyer zjarrit të vjetër të dashurisë, duket se Selena Gomez dëshiron një fillim të freskët për çerekun e parë të vitit 2018, derisa ajo ka fshirë rreth 300 llogari nga 'Instagram'-i. Viti 2017 ishte një vit i madh për Selena-n, sepse i ishte nënshtruar një transplantimit të veshkës, pasi që kishte telashe dhe po e luftonte sëmundjen autoimune, "lupus". Mikja e saj më e mirë Francia Raisa ia kishte dhënë veshkën këngëtares. Po ashtu, Selena kishte nënshkruar një kontratë në vlerë prej 30 milionë dollarë me "Puma" po të njëjtin vit derisa pasuria e saj kërceu goxha shumë. 

Kush është Selena Gomez?

Selena Gomez ka lindur më 22 korrik 1992, në Grand Prerie, Teksas, nga prindërit Ricardo Joel Gomez dhe Mandy Teefey, një ish- aktore teatri. Më 2002, Selena kishte pasur rolin e saj të madh si Gianna në "Barney & Friends", më pas u shfaq te "Spy Kids 3-D: Game Over", "Walker", "Texas Ranger: Trial by Fire" dhe në një episod të serive në kanalin "Disney", me titull "The Suite Life of Zack & Cody". Më pas i ishte dhënë roli në "Hannah Montana" më 2007 dhe më pas mori rolin e Alex Russo në seritë që kanë fituar shpërblim te "Emmy", seritë "Wizards of Waverly Place", që kishte fituar shumë mirënjohje dhe i kishte dhuruar asaj shumë sukses. Selena më pas kishte nënshkruar me "Hollywood Records", kishte formuar kompaninë e saj të produksionit "July Moon Productions" dhe bendin e saj "Selena Gomez & the Scene", duke i siguruar shumë çmime dhe marrëveshje duke ngritur karrierën e saj. Megjithatë, në majën e karrierës së saj, ishte zbuluar se ajo kishte kaluar kohë te qendra e trajtimit në Arizonë, "Dawn at The Meadows", pasi që ishte diagnostikuar me sëmundjen autoimune "lupus" dhe i ishte qasur kimioterapisë. Beteja e saj me këtë sëmundje ka vazhduar e kjo kishte çuar që Selena të anulonte shumë paraqitje të saj, por ishte kthyer, ishte kthyer edhe rrjeteve shoqërore dhe kishte filluar përsëri të bënte muzikë. 

Sa është pasuria e Selena Gomez-it?

Pasuria e Selena Gomez tashmë është grumbulluar në 60 milionë dollarë, sipas "Celebrity Net Worth". Kërcimi nga shifra 50 milionë në 60 milionë në vitin 2017 është menduar të ketë ndodhur nga nënshkrimi dyvjeçar i kontratës së Selena-s që peshon 30 milionë, me kompaninë "Puma".

Si i bën të hollat Selena Gomez?

Pos marrëveshjes me kompaninë "Puma", aktrimin dhe këndimin, një nga projektet më të dalluara të Selena-s ishte roli i saj si producente ekzekutive te adaptimit në "Netflix" me "Thirteen Reasons Why". Në vitin 2010, bukuroshja kishte bashkuar forcat me disenajtorët Tony Melillo dhe Sandra Campos për të lansuar linjën e veshjeve të quajtur 'Dream Out Loud', që është një koleksion i veshjeve të bëra nga materialet e ricikluara. Më pas, aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez kishte nënshkruar një marrëveshje me brendin sportiv "Adrenalina" për të distribuuar parfumet e saj 'Selena Gomez by Selena Gomez', më 2012. Më pas kishte dhe një partneritet me kompaninë telefonike "Case-Mate", për fushatën e tyre të marketingut, para se ta sillte edhe parfumin e saj të dytë 'Vivamore' si dhe bashkëpunimin e saj për shkëlqyesit e thonjve me Nicole nga "OPI". Në vitin 2013, Selena u bë zëdhënëse për "Neo by Adidas" dhe dy vite më pas, ajo kishte nënshkruar një marrëveshje që peshonte 3 milionë dollarë me "Pantene". Selena Gomez po ashtu është shfaqur në fushatat e modës për "Louis Vuitton" dhe ishte shfaqur në reklamën e "Coca Cola" me fushatën 'Share a Coke' më 2016. 2017 ishte viti kur kishte bashkëpunuar me "Puma", por edhe me "Coach" për të lansuar edicionin e saj të kufizuar të çantave të dorës që quajtur 'Selena Grace'.