Libër për Gani Xhafollin, në Ditën e Poezisë

  • 22 March 2018 - 17:26
Libër për Gani Xhafollin, në Ditën e Poezisë

Në kuadër të aktiviteteve në Kosovës për Ditën Botërore të Poezisë, është organizuar manifestim kulturor në përkujtim të jetës dhe veprës së shkrimtarit Gani Xhafolli. Manifestimi është mbajtur nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Me këtë rast, është përuruar edhe libri i autorëve Reshat Sehitaj dhe Asllan Qyqalla "Gani Xhafolli, princ i letërsisë për fëmijë". Në aktivitetin e organizuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani", ka marrë pjesë edhe ministri Kujtim Gashi, i cili, aktivitetin në fjalë e ka konsideruar si aktivitetin më të mirë e më adekuat për ta shënuar Ditën Botërore të Poezisë. Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ka mbajtur një aktivitet letrar në Ditën Botërore të Poezisë. Në këtë takim para dashamirëve të artit poetik janë prezantuar një varg krijuesish, poetë, anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe mysafirë nga vise të tjera shqiptare. Një fjalë rasti është mbajtur edhe nga kryetari i LSHK-së, Shqyqri Galica, i cili ndër të tjerash ka thënë se Dita Botërore reflekton ndër të tjerash, edhe në nxitjen e një krijimtarie sa më cilësore.