Eda Zari dhe BimBimma do të këndojnë në Bruksel

  • 22 March 2018 - 17:43
Eda Zari dhe BimBimma do të këndojnë në Bruksel
Fundi i muajit prill do të sjellë në Bruksel muzikën e mirëfilltë dhe të bukur ballkanase. BALKAN TRAFIK vjen me një edicion tjetër në zemër të Evropës, në Brukselin zyrtar, por jo shumë serioz për këto ditë feste ballkanase. Këtë edicion, muzika shqipe dhe artistët shqiptarë do të përfaqë- sohen në disa forma. Këngëtarja Candan Erçetin - me origjinë shqipe, do të hapë festivalin. Eda Zari do të këndojë në festival më datë 20 prill, ditën e dytë të festivalit, në po të njëjtën ditë kur në festival vjen edhe Ansambli Kombëtar Shqiptar.