Sa është pasuria neto e Liam Payne-it?

  • 22 March 2018 - 17:50
Sa është pasuria neto e Liam Payne-it?

LIAM PAYNE LËSHOI SINGLLIN "FOR YOU", BASHKË ME RITA ORËN, PËR FILMIN "FIFTY SHADES FREED"

Të ardhurat e Liamit nuk janë vetëm nga karriera solo, por edhe derisa ishte pjesëtar i bendit 1D

Pasuria neto e këngëtarit Liam Payne mendohet të jetë rreth 60 milionë dollarë, kjo sipas të të dhënave që ka "Celebrity Net Worth". Në anën tjetër, mendohet se Cheryl ka rreth 40 milionë dollarë. Çifti ka edhe një shtëpi të përbashkët në Sjuri, me vlerë 5.6 milionë funte

Liam Payne mund ta ketë nxjerrë një këngë të re, "For You", për filmin "Fifty Shades Freed", por si duket nuk ka të ngjarë që atë këngë t'ia këndojë të dashurës së tij, Cheryl, me të cilën si duket është duke u ndarë. Përkundër faktit që ai ia uroi Cherylit Ditën e Valentinit, raporti i këngëtarit të hitit "Strip That Down" me ish-këngëtaren e bendit "Girls Aloud" dhe anëtaren e jurisë së spektaklit "X Factor", nuk duket të jetë i mirë, për shkak të udhëtimeve të tij të shpeshta, në lidhje me punën. Çifti ka një vajzë 11 muajsh, Bear, si dhe një sasi të madhe të pasurisë, të cilën pritet që ta ndajnë

Kush është Liam Payne?

Liam James Payne lindi më 29 gusht të vitit 1993 në Uolverhampton, Angli nga prindërit Karen dhe Geoff Payne. Ai është më i vogli, nga gjithsej tre fëmijë. Ai ka lindur tri javë para kohe dhe, deri në moshën 4- vjeçare shpesh ka pasur nevojë të shkonte te mjeku, për shkak të problemeve me veshkë. Ai tregon sesi ishte keqtrajtuar gjatë shkollimit, nga nxënës më të moshuar sesa ai. Edhe pse Liam arriti famën ndërkombëtare me bendin "One Direction" në serinë e shtatë të spektaklit "X Factor", ai pati audicionin e tij të parë më herët, kur kishte vetëm 14 vjet. Por, Simon Cowell e dërgoi atë në shtëpi, me arsyetimin se 'ishte tepër i ri'. Këtu Liam edhe u njoftua me të dashurën e tij të ardhshme, Cheryl, e cila asokohe ishte anëtare e jurisë. Liam u kthye në këtë spektakël dy vjet më pas, përsëri si këngëtar solo. Por, përsëri nuk pati ndonjë sukses, derisa, si rezultat i rekomandimit të Nicole Scherzinger-it, Cowell e bashkoi Liamin me katër djem të tjerë, në një grup. Kështu lindi grupi i krijuar nga Liam, Zayn Malik, Harry Styles, Louis Tomlinson dhe Niall Horan, 1D, i cili midis viteve 2011 dhe 2015, lëshoi pesë albume: "Up All Night", "Take Me Home", "Midnight Memories", "Four" dhe "Made in the A.M". Në vitin 2014, "One Direction" u bë grupi i vetëm me katër albumet që debutuan në vendin No.1 në "Billboard 200", në historinë 58-vjeçare të këtij bendi. Pasi që Zayn Malik u largua nga bendi "One Direction", Liam filloi që të shkruante më shumë këngë, respektivisht duke fituar më shumë para gjatë këtij procesi, ku shkruesit e këngëve zakonisht marrin 9% të fitimeve nga kënga. Pasi që bendi "One Direction" kaloi në një 'pauzë të pacaktuar', Liam filloi që të punonte si solo artist. Në vitin 2015 ai bashkëpunoi me Jamie Scott-in rreth këngës "The Night We Met" dhe u paraqit në këngën e Wiz Khalifa dhe Juicy J, "You". Në vitin 2017, Liam bëri me dije se do ta lëshonte këngën e tij të parë, "Strip That Down", të cilën e kishte bashkë-shkruar me Ed Sheeran dhe Steve Mac, më 19 maj. MNë janar të vitit 2018, Liam punoi me këngëtaren Rita Ora në këngën "For You", për kolonën zanore të filmit "Fifty Shades Freed".

Sa është pasuria neto e Liam Payne-it?

Pasuria neto e këngëtarit Liam Payne mendohet të jetë rreth 60 milionë dollarë, kjo sipas të të dhënave që ka "Celebrity Net Worth". Në anën tjetër, mendohet se Cheryl ka rreth 40 milionë dollarë. Çifti ka edhe një shtëpi të përbashkët në Sjuri, me vlerë 5.6 milionë funte

Si e fitoi Liam Payne këtë pasuri?

Të ardhurat e Liamit nuk janë vetëm nga karriera solo, por edhe derisa ishte pjesëtar i bendit 1D, ai në vitin 2014 ishte shpallur pjesë- tari i bendit me fitimet më të mëdha. Merret edhe me shkrim të këngëve. Ai planifikon që ta publikojë një album debutues solo në vitin 2018. E mira në shoubiz është se, edhe pasi që bendi të pushojë së punuari, sikur në rastin e bendit 1D, të ardhurat vazhdojnë të vijnë.