EVAZIONI NË POEZI, SHAPI TË NDAHET NGA SHEQERI

  • 24 March 2018 - 10:16
EVAZIONI NË POEZI, SHAPI TË NDAHET NGA SHEQERI

P oezia e sotme shqipe në Kosovë, pavarësisht kritikave dhe vërejtjeve, nuk është më poshtë se ajo evropiane. Shumë prej poetëve tanë po sjellin vlera të reja poetike, të cilat janë të konkurrueshme me ato botërore. Dekadat e fundit botime me poezi kanë shënuar një rekord, madje zhanri i poezisë ka lënë mjaft mbrapa zhanret e tjera letrave. Megjithëse në këtë 'evazion' nuk përjashtohen edhe ato krijime të dala jashtë kjo, por edhe pa ndonjë prurje të re. Kështu kanë thënë në një prononcim për "Kosova Sot", poetët dhe studiuesit tanë. Sipas tyre, pak ditë më parë në vend u festua Dita Botërore e Poezisë, ku u mbajtën shumë takime dhe u dëgjuan shumë poezi, të cilat edhe dëshmuar vlerën dhe nivelin e krijuesve tanë. Por, pavarësisht, arritjeve poezia e sotme shqipe, kanë thënë ata përballet edhe me shumë anomali, ku nuk mungojnë botimet pa kritere dhe pa ndonjë vlerë, mungesës së një kritike të mirëfilltë, etj.

"Poezia është art elitar dhe si e tillë ka pak emra të rëndësishëm. Të tjerët, që dikush i konsideron evazion, nuk janë as evazion poetik, por gjysmanalfabetë shpesh të shkolluar", ka pohuar krijuesi Dan Ibrahimi për gazetën "Kosova Sot

FAZLIU: POEZIA ËSHTË NË VLUGUN MË TË MADH TË ZHVILLIMIT TË SAJ 

"POEZIA ËSHTË MARATONË"

Poeti Zeqir Fazliu, në një prononcim për "Kosova Sot", ka thënë se letërsia shqipe në përgjithësi, e poezia në veçanti është në vlugun më të madh të zhvillimit të saj. Sipas tij, pavarësisht se ka rezerva dhe vërejtjeve rreth poezisë dhe bollëkut publikimit të saj, është koha dhe kritik që do të tregojë vlerat e saj. "Poezia është maratonë. Në të dalin shumë, por në fund mbesin vetëm disa. Po shkruajnë poezi pothuajse të gjithë, por poetë nuk mund të bëhen të gjithë. Vjen koha e ndahet shapi prej sheqerit e egjra prej grurit. Poezia tash është në evazion", ka thënë ai, për "Kosova Sot". Ndërsa poeti Dan Ibrahimi ka thënë, në një prononcim për "Kosova Sot", se Dita Botërore e Poezisë, që u festua në vend pak ditë më parë poezinë shqipe në Kosove e gjen brenda trendëve të poezisë evropiane dhe botërore. Ndërsa ka thënë se nuk mund të fitet për ndonjë evazion të poezisë, pasi, siç ka thënë ai, ajo po ndjek rrjedhën e saj normale të krijimit. "Poezia është art elitar dhe si e tillë ka pak emra të rëndësishëm. Të tjerët që dikush i konsideron evazion bashkë me atë ka konsiderata të tilla nuk janë as evazion poetik, por gjysmanalfabetë shpesh të shkolluar", ka pohuar Ibrahimi.  

SHKRUHET MË SHUMË SE ZHANRET E TJERA

Duke folur rreth poezisë dhe vlerave të saj, poeti Arsim Halili në një prononcim për "Kosova Sot", ka thënë se poezia shqipe që po krijohet është në gjendje t'i konkurrojë poezisë evropiane dhe botërore. Ndërsa ka thënë se është normale që në këtë vlug të botimeve të ketë edhe poezi të pavlera. "Do të thosha, ata që shkruajnë dhe janë njëmend poetë mendoj se mund t' i konkurrojnë poezisë jo vetëm rajonale, por edhe përtej. Tash nëse i referohem pyetjes suaj cila është gjendja momentale, kushtimisht do të shtoj se nuk ka ndonjë ndryshim substancial nga vitet paraprake, qoftë në cilësi apo edhe depërtim tek lexuesi tjetër joshqiptar", ka thënë Halili, duke shtuar se poezia ndoshta shkruhet më shumë se zhanret e tjera, kjo duket qartë se numri i poetëve është i rritur në vazhdimësi, por sa kanë sjellë cilësi kjo le për të dëshiruar . Sigurisht, ka thënë më tej ai, shumë krijues po të dinin vlerën ideo- artistike edhe ideo- estetike dhe asaj që një- mend ajo që quhet poezi kam besim se shumë do të tërhiqeshin vetë, sepse do ta kuptonin se janë duke humbur kohën kot dhe janë duke bërë lojë fjalësh. Kurse Ismet Tahiraj, studiuesi i letrave shqipe, ka thënë në një prononcim për "Kosova Sot", se poezia shqipe ka vlerat e saj dhe ajo meriton që këto vlera të dalin në pah. Andaj, sipas tij, takimet e ndryshme, e në veçanti festa dhe data e shënuar për poezinë janë një rast i mirë, për të parë vlerat e mirëfillta dhe për t'i veçuar ato. "Dita Botërore e Poezisë, sipas mendimit tim, duhet të jetë një feste dinjitoze ku jepen shpërblime të sakta meritore, të trajtohen tema mbi poezinë në përgjithësi dhe në veçanti në Kosovë, të nxiten pena fillestare dhe kjo do të ishte vërtet një kopsht pranveror me përplot lule", ka thënë Tahiraj në një prononcim për "Kosova Sot". 

Ismet Tahiraj, krijues dhe studiues i letrave shqipe, ka thënë në një prononcim për "Kosova Sot", se poezia shqipe ka vlerat e saj dhe ajo meriton që këto vlera të dalin në pah. Andaj, sipas tij, takimet e ndryshme, e në veçanti festa dhe data e shënuar për poezinë janë një rast i mirë, për të parë vlerat e mirëfillta dhe për t'i veçuar ato "Ata që shkruajnë dhe janë njëmend poetë, mendoj se mund t' i konkurrojnë poezisë jo vetëm rajonale, por edhe përtej. Tash, nëse i referohem pyetjes suaj, cila është gjendja momentale, kushtimisht do të shtoj se nuk ka ndonjë ndryshim substancial nga vitet paraprake , qoftë në cilësi apo edhe depërtim tek lexuesi tjetër joshqiptar", ka thënë poeti Arsim Halili për gazetën "Kosova Sot"