Antonio Banderas: Nuk dua të jetoj sikur njeri i vdekur

  • 12 April 2018 - 15:44
Antonio Banderas: Nuk dua të jetoj sikur njeri i vdekur

Edhe pse ka mbushur 57 vjet, është automatikisht i lodhur, në aspektin intelektual, apo tjetër, ai vazhdon që të jetë po ai Banderasi i dikurshëm me pamje të rrezikshme, por disi djaloshare. Në publicitetin për shoun në "National Geographic", producenti Ron Howard thotë se Banderas ishte përzgjedhje e natyrshme. Si ai, po ashtu edhe Picasso, janë (ishte) nga Malaga

Antonio Banderas ka një ditë të vështirë në punë: sapo ka vdekur. Sapo ka mbaruar njërën prej ditëve të fundit të xhirimeve në Budapest të "Genius: Picasso", serisë së re në të cilën ai e luan rolin kryesor. Sot, ai xhiroi skenën e vdekjes së Picasso-s në vitin 1973, në vilën e tij në 'Notre Dame de Vie'. Rrudhat, grimi dhe protezat që e kishin transformuar atë në një plak 91 vjeçar, tanimë i ka hequr. Për t'u bërë një Picasso sa më bindës, atij ia kishin rruar kokën, si edhe vetullat. "Jam shumë i lodhur", thotë ai, duke shtuar se, të qenit i lodhur është gjendje normale për të. Vetë projekti, me xhirime tash e pesë muaj, nuk i ka ndihmuar për ta larguar letargjinë. Banderas thotë se ekzistojnë dy lloje të lodhjes: ajo ditore, që vjen kur zgjohesh herët dhe ke shumë punë për të bërë; si dhe lodhja nga tetori e këndej, e cila është lodhje intelektuale dhe afatgjatë. 

Përzgjedhje e natyrshme

Edhe pse ka mbushur 57 vjet, është automatikisht i lodhur, në aspektin intelektual, apo tjetër, ai vazhdon që të jetë po ai Banderasi i dikurshëm me pamje të rrezikshme, por disi djaloshare. Në publicitetin për shoun në "National Geographic", producenti Ron Howard thotë se Banderas ishte përzgjedhje e natyrshme. Si ai, po ashtu edhe Picasso, janë (ishte) nga Malaga. Banderas thotë se, kur i shikon pikturat e Picasso-s, gjëja që i bën më së shumti përshtypje, është lehtësia me të cilën ai merrej me stile të ndryshme. "Ka shumë piktorë që janë të mirë: Henri Matisse, Georges Braque, Juan Gris, por asnjëri prej tyre nuk e ka kapacitetin që të dalë me aq shumë stile dhe të mbijetojë me to, me të njëjtin sukses", thotë ai. Banderas ka diçka të përbashkët me Picasso-n, në këtë aspekt. Ai filloi karrierën në një teatër në Malaga, pasi një lëndim i vrau shpresat e tij që të bëhej futbollist. Më pas, ai kaloi në Madrid, ku në rrugët e këtij qyteti u vërejt nga regjisori Pedro Almodovar, me të cilin bashkëpunoi në pesë filma. Kjo e vuri Banderasin në radarët e Hollivudit. Ai më pas bëri filma të zhanreve të ndryshme ("Philadelphia", "Desperado", "Once Upon a Time in Mexico", etj., për të ardhur më pas me filmin kult, "Zorro"

"Kurrë nuk kam pasur shqetësime rreth karrierës"

Viteve të fundit është marrë edhe me huazimin e zërit për personazhet e filmave vizatimorë. "Kurrë nuk kam pasur shqetësime rreth karrierës", thotë ai, duke shtuar se kurrë nuk ka pasur frikë që, përzgjedhja e ndonjë roli, do të ndikonte negativisht në karrierën e tij të mëtejme. "Ndonjëherë ankohem se kam nevojë të ndalem apo të pushoj, por pas vetëm dy ditëve, nuk di çka të bëj, pa punuar. Kjo është ajo që bëj unë. Kjo është jeta ime. Nuk dua që ta jetoj jetën sikur tanimë të kisha vdekur. Thjesht, do ta jetoj jetën time, e kur të vdes, le të vdes", thotë Banderas. . 

"Jam shumë i lodhur", thotë ai, duke shtuar se, të qenit i lodhur është gjendje normale për të. Vetë projekti, me xhirime tash e pesë muaj, nuk i ka ndihmuar për ta larguar letargjinë. Banderas thotë se ekzistojnë dy lloje të lodhjes: ajo ditore, që vjen kur zgjohesh herët dhe ke shumë punë për të bërë; si dhe lodhja nga tetori e këndej, e cila është lodhje intelektuale dhe afatgjatë