Russell Crowe zotëron 95.39 milionë DOLLARË AMERIKANË PASURI

  • 13 April 2018 - 15:41
Russell Crowe zotëron 95.39 milionë DOLLARË AMERIKANË PASURI

GJITHÇKA QË NUK KENI DITUR RRETH AKTORIT TË "GLADIATOR"-IT

Pasurinë e ka nga karriera e tij prej një aktorit

Duke marrë parasysh rolet e tij në filmat të mëdhenj në Hollivud, si: "Gladiator", "Cinderella Man", "Robin Hood", "Man of Steel" dhe shumë filma të tjerë, nuk do të ishte befasi që edhe pasuria e aktorit Russell Crowe të jetë e madhe. Jo gjithçka është e përsosur aktualisht për Crowe, pasi së fundmi ka përfunduar një shkurorëzim të profilit të lartë nga ish-gruaja Danielle Spencer dhe si rezultat i kësaj është duke përgatitur 'ankand shkurorëzimi'. Por, karriera e aktrimit e Crowe e kanë bërë një nga yjet e Hollivudit, diçka që nuk do të ndryshojë së shpejti. Por, kush në të vërtetë është Russell Crowe? Sa është pasuria e tij? Ja ku keni gjithçka që nuk keni ditur për aktorin e Gladiator-it. 

Kush është Russell Crowe?

Russell Crowe është aktor dhe muzikant që është shfaqur te filmat e njohur, si: "Gladiator", "Cinderella Man", "Robin Hood", "Man of Steel", "Noah" dhe shumë të tjerë. Crowe ka lindur në Uellington, Zelandë e Re më 7 prill, 1964. Familja e tij ishte vendosur në Sidnei, Australi, kur ishte vetëm katër vjeç. Crowe kishte ndjekur shkollimin deri në moshën 16 vjeçe, kur më pas e kishte braktisur atë për të ndjekur karrierën e aktrimit duke u bërë aktor profesional. Pasi kishte kaluar shumë kohë duke lozur në kitarën e tij në një bend lokal, Crowe kishte punuar në disa vepra teatri para se të shfaqej në shfaqjen televizive 'Neighbours', më 1987. Më pas e pati debutimin e tij në film në vitin 1990, te filmi "Prisoners of the Sun" e më pas fitoi rolin e vitit 1992 për filmin 'Romper Stomper'. Crowe ka vazhduar me ndërtimin e rezymesë gjatë viteve 1990, duke pranuar lëvdata edhe më pas për rolet e tij në filmat si "L.A. Confidential" më 1997 dhe "The Insider", më 1999. Ai në të vërtetë namin e bëri nëpër botë kur u shfaq në vitin 2000 si gjenerali Maximus Decimus Meridius në filmin epik "Gladiator". Filmi ishte një reklamë globale dhe kishte pranuar shumë kritika e lëvdata, që më pas ia kishte siguruar një Oskar për kategorinë "Best Actor". Crowe ndoqi edhe më suksesin pas "Gladiator" duke u shfaqur te filmat, si: "A Beautiful Mind" më 2001, "Cinderella Man" më 2005 dhe "American Gangster" më 2007. Roli i tij në filmin "A Beautiful Mind", ku portretizon fituesin e çmimit "Nobel", dhe matematikanin John F. Nash, i kishte siguruar shpërblimin nga "BAFTA Award" për "Best Actor" për rolin kryesor dhe "SAG Award"për "Outstanding Performance" nga "Male Actor" dhe "Golden Globe Award" për "Best Actor" së fundmi ai ka bërë edhe disa filma që kanë fituar mjaft të holla, duke u hsfaqur në filmat si ai I vitit 2010 me titull "Robin Hood", më 2012 te "Les Miserables" dhe më 2013 te "Man of Steel". Sa vjeçar është Russell Crowe? Russell Crowe është 53 vjeç. Ai ka lindur më 7 prill 1964.

Sa është pasuria e Russell Crowe?

Pasuria e Russell Crowe është rreth 95.39 milionë dollarë amerikanë, sipas të dhënave nga "Celebrity Net Worth".

Si i fiton të hollat e tij Russell Crowe?

Russell Crowe pasurinë e tij e ka nga karriera e tij prej një aktorit. Crowe në fillim ishte i suksesshëm në televizion, duke u shfaqur te shfaqja televizive "Neighbours", më 1987. Shpejt u bart në ekranin e madh, duke debutuar në film më 1990 te filmi "Prisoners in the Sun". Pasi kishte gjetur suksesin te filmat si ai i vitit 1997 me titull "L.A. Confidential" dhe më 1999 me titull "The Insider", Crowe u bë emër i madh kur u paraqit në filmin epik në vitin 2000, te "Gladiator". Shkëlqeu edhe më 2001 te "A Beautiful Mind", më 2003 te "Master and Commander: The Far Side of the World" dhe më 2005 te "Cinderella Man". Ka shkëlqyer dhe ka fituar shumë edhe më vitin 2010 te "Robin Hood", më 2012 te "Les Miserables", më 2013 te "Man of Steel" dhe më 2017 te filmi "The Mummy". 

Kush është bashkëshortja e Russell Crowe?

Russell Crowe aktualisht nuk është i martuar. Paraprakisht, ai ishte martuar me aktoren nga Australia, Danielle Spencer, nga 2003 deri më 2017, megjithëse çifti është ndarë më 2012, e shkurorëzimin e kanë kompletuar më 2017. Ai dhe Spencer kanë dy fëmijë: Charles Spencer Crowe, lindur më 21 dhjetor, 2003 dhe Tennyson Spencer Crowe, lindur më 7 korrik, 2006. Crowe ishte në lidhje edhe me Jamie O'Neal më 1988, Jodie Foster më 1999, Meg Ryan nga 1999 deri më 2001 dhe Erica Baxter më 2001.

 

(Kosova Sot)