Filmi 'Rampage' nuk arrin fitimet e pritura

  • 16 April 2018 - 15:44
Filmi 'Rampage' nuk arrin fitimet e pritura

P as një ndryshimi të befasishëm, filmi i aktorit Dwayne Johnson, i zhanrit aksion-aventurë, "Rampage" është duke dështuar në arritjen e fitimeve të parapara në 'box office' të Amerikës. Për këtë shkak, ai është në një garë të ngushtë me filmin konkurrent, "A Quiet Place"


Vlerësimi nga shikuesit

Filmi "Rampage" fitoi 11.5 milionë dollarë të premten, nga 4,101 kinema. Ky ishte një fitim i mjaftueshëm për një ditë, por ai vë në pyetje arritjen e qëllimit të paracaktuar, që ky film ta ketë një hapje prej 35 deri 40 milionë dollarësh. Sipas parashikimeve të reja, tani pritet që ky film të arrijë maksimalisht një fillim të shfaqjes prej 32 milionë dollarësh. "New Line" dhe "Warner Bros." gjetën një ngushëllim te fakti se filmi "Rampage" arriti njëfarë përmirësimi (sa iu përket fitimeve) të premten mbrëma, pasi që të ardhurat nga shfaqjet 'matine' sugjeronin se fitimet e këtij filmi nuk do ta kalonin shifrën prej 28 milionë dollarësh. Ky film po ashtu mori vlerësimin "ACinemaScore" nga shikuesit. Filmi i studios "Paramount", i zhanrit të tmerrit (horror), me titull "A Quiet Place", vazhdon që të tejkalojë pritjet, sa iu përket fitimeve, derisa përgatite që të tejkalojë shifrën prej 100 milionë dollarësh, në kinematë vendore, amerikane. Filmi, me regji të John Krasinskit, fitoi rreth 10.5 milionë dol larë të premten, nga shfaqja në 3,589 kinema, derisa fitimet e hapjes priten të jenë 32 - 35 milionë dollarë. Ky film është treguar të jetë i mirëpritur nga të gjitha grupet e shikuesve, gjë që 'Rampage' nuk e kishte pritur. Në filmin 'Rampage', Johnson luan rolin e një eksperti të primatëve, miku i dashur i të cilit - një gorillë lesh argjendtë - transformohet në një rrezik gjigant, si pasojë e një eksperimenti gjenetik (ku janë të përfshirë edhe një ujk dhe një krokodil). Bërja e këtij filmi kushtoi rreth 115 milionë dollarë dhe ai vjen pas suksesit të arritur nga Johnson me filmin "Jumanji: Welcome to the Jungle". "New Line" dhe "Warner Bros." janë duke shpresuar që ky film ta arrijë një sukses më të madh jashtë SHBA-së, por deri më tani, performanca e tij nuk është spektakulare. Një përjashtim në këtë drejtim bën Kina, ku ky film pati një fillim të premten, me një fitim prej 15.6 milionë dollarësh. Marrë në përgjithësi, të premten filmi "Rampage" fitoi 36.7 milionë, nga 61 tregje.

"Truth or Dare", një fitim prej 8.2 milionë dollarësh

Po ashtu, gjatë kësaj fundjave filloi të jepet edhe filmi "Truth or Dare", bashkëpunimi më i ri midis "Universal" dhe "Blumhouse". Ky film pati një fitim prej 8.2 milionë dollarësh të premten, nga 3,029 kinema, derisa debutimi i tij është paraparë të sjellë 19.3 milionë dollarë. Ky është një fillim mbresëlënës, duke pasur parasysh konkurrencën nga filmi "A Quiet Place".