Ja cili është sekreti i SUKSESIT TË - Kulturë - Kosova Sot
Ja cili është sekreti i SUKSESIT TË

Ja cili është sekreti i SUKSESIT TË

Karriera e Johnsonit mori 'flakë' kur u shfaq në vazhdimin e pestë te "Fast and Furious", duke aktruar si Luke Hobbs, agjentin e qeverisë që është i përkushtuar për të kapur personazhin kriminal të aktruar nga Vin Diesel, bëhet fjalë për Dominic "Dom" Toretto

Dwayne Johnson është i madh. Vërtet i madh. Mundësi nga "WWE", i shndërruar në yll Hollivudi, është një alfë muskulor, një mashkull alfa, pak a shumë sikurse logoja "Brahma bull", logo të cilën e ka të bërë tatuazh diku në dorën e tij. Për më shumë, kokën e ka të rruar, e kjo disi ia jep qetësinë e Budës, që përshtatet mirë si në filmat aksion po ashtu edhe në ata komikë

Johnson ka marrë emrin e tij si mundës - "The Rock"

Në moshën 45 vjeçe, ai çdo ditë zgjohet në ora 5 të mëngjesit dhe ushtron për disa orë, një regjim që e ka trashëguar nga i ati i tij, Rocky Johnson, që edhe vetë ishte mundës profesional, nga i cili Johnson ka marrë emrin e tij si mundës - "The Rock". Gjyshi i tij Samoan, Peter Maivia, ishte një legjendë midis adhuruesve të mundjes. Dhe, Johnson është i madh në një mënyrë tjetër. Ai tani thjesht është një nga yjet më të mëdhenj të filmit në botë. Më 2015, thuhet se filmat e tij kanë fituar 1.488 miliardë dollarë në arkat e filmit. Johnson po ashtu ka folur edhe rreth problemeve të tij me depresionin, agoninë e nënës së tij që kishte tentuar t'ia merrte vetes jetën kur ishin përzënë nga shtëpia e tyre në kohën kur ai ishte vetëm adoleshent. Ai nuk është sikurse yjet klasik të filmave aksion. Ai e ka shpërndarë talentin e tij në filma me zhanre të ndryshme, ka një gamë të gjerë të personazheve. Sikurse Arnie me "Conan the Barbarian", Johnson ka filluar tregimin e muskujve në rol "mitik". Ai ishte "Scorpion King" më 2002, rol i vogël ky te filmi "The Mummy Returns". Johnson ka bërë filma aksion si "The Rundown" më 2003 dhe "Doom" më 2005, bazuar në një videolojë. 

Roli debutues në Festivalin e Filmit në Kanë

Ai po ashtu kishte një rol debutues në Festivalin e Filmit në Kanë, me filmin e Richard Kelly-t me titull "Southland Tales" më 2007, përkrah Seann William Scott. Por, vërtet karriera e tij mori 'flakë' kur u shfaq në vazhdimin e pestë te "Fast and Furious", duke aktruar si Luke Hobbs, agjentin e qeverisë që është i përkushtuar për të kapur personazhin kriminal të aktruar nga Vin Diesel, bëhet fjalë për Dominic "Dom" Toretto. Johnson ka gjetur një popullaritet përmes këtyre filmave. Por ai po ashtu kishte rolin kryesor te kanali i "Disney's", me "Race To Witch Mountain", ribërje e filmit aksion e vitit 1975 me titull "Escape To Witch Mountain". Sikurse Arnie, ai është i vetëdijshëm mjaftueshëm për të luajtur filmat komikë dhe ata me orientim familjar. Dhe, ai di të jetë argëtues - duke zhvilluar një akt të dyfishtë me Kevin Hart-in në filmat "Central Intelligence" dhe "Jumani: Welcome To The Jungle". Ata janë sikurse Schwarzenegger dhe DeVito në filmin 'Twins'. Ai është njeriu i aksionit Dean Martin për Kevin-in e Jerry Lewis. Ai bashkëpunoi mirë edhe te "Fast and Furious" me aktorin britanik Jason Statham, dhe me gëzim bën të ditur se do të quhen "Dwaytham". Për Johnson-in, të jetë një person i mirë është pjesë qendrore e kryesore e personalitetit të tij. Por, jo gjithmonë ishte i tillë. Si yll futbolli në kolegj te "University of Miami", ai kishte një temperament të zjarrtë dhe gjithmonë futej në telashe. Ai gjithmonë, sidomos kur ishte mundës, kishte fjalë të rënda dhe 'kërcënonte' mundësin tjetër John Cena. 

Ana e errët e aktorit të madh

Edhe sot e kësaj dite, në karrierën e tij të filmit, Johnson ka anën e errët të tij. "Vin dhe unë kishim disa diskutime, përfshirë një ballë për ballë në vazhdimin tim", ka rrëfyer Johnson për "Rolling Stone" në lidhje me një aksident gjatë xhirimit të filmit te "Fast and Furious". "Dhe, ajo që kam vërejtur është se ne kemi një ndryshim fundamental në filozofinë e asaj se si ne kemi qasje në bërjen e filmit dhe bashkëpunimit". Ai po ashtu ka zbuluar dëshirën e tij që një ditë ai t'i prezantojë Oskarët, ndoshta edhe ta fitojë ndonjë prej tyre, pse jo. Po ashtu, gjatë një emisionit ai ka bërë me dije dëshirën e tij për të kandiduar për President të Amerikës për vitin 2020. Natyrisht, kjo ishte vetëm një shaka.

 

1 orë e 50 minuta më parë
26/04/18