Rrëfimi për gruan që zgjohet me idenë se do të jetë supermodele

  • 20 April 2018 - 15:05
Rrëfimi për gruan që zgjohet me idenë se do të jetë supermodele

Schumer me vetëbesimin që ka pothuajse tenton lënien e të gjithëve në hije

Filmi vërtet sjell disa skena komike, që të bëjnë të ndihesh mirë. Këtu vjen në pah edhe sjellja prej një vajze, që vërtet ka paksa telashe me mbipeshën e saj, por që për të gjithçka është në rregull Mashtrimi i papritur i jep personazhit të ri të aktores së bukur, Amy Schumer, një vetëbesim krejt të ri në komedinë ku ajo paraqitet, po ashtu përkrah yjeve tjera si Michelle Williams dhe Rory Scovel. Ekrani i madh mund të jetë një hapësirë e ngushtë për një talenti të jashtëzakonshëm. Para se Jordan Peele ta gjente hapin e tij me "Get Out", ai dhe KeeganMichael Key kanë shkëmbyer të bukurën për territorin e Keanu. Filmi "I Feel Pretty" sjell në vete një tregim përrallash. Skenaristët dhe regjisorët e këtij filmi, Abby Kohn dhe Marc Silverstein, me gjasë kanë sjellë në modë një interpretim narrativ të asaj që jashtë ekranit Schumer bërtet "Unë them se jam e bukur". 

Adhuron veten e saj si kurrë më parë

Tregimi ka të bëjë me një femër që i ka goditur ndërgjegjes dhe zgjohet duke besuar se ajo është material për një supermodele. Në personazhin si Renee Bennett, shpeshsi një e vetëkënaqur Schumer është një vajzë e mirë "PG-13", jo mbretëresha e rançit. Shpesh ajo sjell përsosmërinë. Pasqyra nuk është burimi i magjisë në tregimin përrallor të Renee-s, por zbulon zëvendësimin e saj në perceptim, nga një person që e urren veten e deri në personin që e adhuron veten e saj si kurrë më parë. Ky nuk është një ndryshim apo zëvendësim gradual, por është një ndryshim që ndodh menjëherë, që vjen si një rezultat i një rrëzimi të saj derisa ishte duke ushtruar në ngasjen e biçikletës në palestër. Në fakt, Renee duket e njëjta sikurse që ishte dukur që para se të rrëzohej, e derisa shkon në banjë ku atakon miket e saj (Aidy Bryant, Busy Phillips). Por në pasqyrë, aty në banjë ajo sheh diçka tjetër: një lloj përsosmërie fizike që i është mohuar. Renee i thotë një shoqes së re (Emily Ratajkowski) që është modele, "Unë gjithmonë i kam shtruar pyetje vetes dhe gjithmonë kam dashur ta di se si është të jesh një bukuri e pamohuar". Schumer, duke besuar se është "10+", pret vëmendje pozitive në vend të faktit se nuk vërehet.

Snobe mospërfillëse

Ajo shkon dhe përcaktohet për atë që dëshiron kur takon njeriun e mirë (Rory Scovel). Vetëbesimi i saj i ri është i mirë për shëndetin, këtu nuk ka kurrfarë dyshimi. Por duke u ndjerë shumë e bukur, atë e bën si një snobe, mospërfillëse, të parëndësishme dhe të kotë. Aktorja Williams, që më parë kishte mundësinë të punonte në komedi, e dëshmon se sa mirë është përshtatur në një rol të tillë. Si një botuese dhe kryeredaktore, si Tilda Swinton që punon në revistën "Trainwreck", Williams është befasia e filmit. Schumer me vetëbesimin që ka, pothuajse tenton të lë të gjithë në hije, derisa të gjithë ata që e rrethojnë, habiten me sjelljen e saj të tepërt prej vetëbesimit. Filmi me titull "I Feel Pretty" është më shumë i interesuar në sulmimin e një poze intriguese. Filmi vërtetë sjell disa skena komike, që vërtet të bëjnë të ndihesh mirë. Këtu vjen në pah edhe sjellja prej një vajze, që vërtetë ka paksa telashe me mbipeshën e saj, por që për të gjithçka është në rregull. Një skenë që mundet t'ju habisë që në fillim është kur ajo pas rrëzimit shkon në banjë, ngre bluzën lart, dhe ia bën shoqes aty, 'a po e shikon këtë, unë jam e bukur". 

(Kosova Sot)