Piktura e Modiglianit mund të thyejë rekord

  • 26 April 2018 - 16:10
Piktura e Modiglianit mund të thyejë rekord

Një rekord i shitjeve pritet që të ndodhë në shtëpinë e ankandit Blockbuster në New York. Piktura me një grua lakuriqe të cilën e ka realizuar piktori Amedeo Modigliani pritet që të shitet për 150 milionë dollarë në këtë ankand. Sotheby ka zbuluar të martën se piktura mund të shndërrohet në një nga veprat me çmimin më të shtrenjtë që është vendosur ndonjëherë në ankand.

Ky punim do të udhëheqë shitjen në mbrëmjen e Sotheby kushtuar artit të impresionizmit dhe atij modern, më 14 maj, dhe do të jetë piktura më e shtrenjtë nga vlerësimi i saj në maj. Rivali i saj i madh do të jetë "Vajza e Re me një shportë me lule" e Pablo Picasso, e cila shitet në Christie si pjesë e Koleksionit Rockerfeller me 8 maj.

(Kosova Sot)