Tarantino: DiCaprio dhe Pitt, dyshja mitike e kinemasë

  • 26 April 2018 - 16:14
Tarantino: DiCaprio dhe Pitt, dyshja mitike e kinemasë

Kineasti, fitues i çmimit Oscar, Quentin Tarantino magjepsi publikun, në hapje të konferencës "CinemaCon" në Las Vegas duke njoftuar se yjet, si Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt, yjet e filmit të tij të ardhshëm, do të formonin një duet që mund të ishte po aq mitik sa ai i Paul Newman dhe Robert Redford. "Once Upon a Time in Hollywood", që do të xhirohet këtë verë për të dalë në kinema vitin e ardhshëm do t'i kushtohet vrasjeve të kryera nga "famille Manson". Ky sekt i drejtuar nga Charles Manson është origjina, në vitet '60, e vrasjeve që tmerruan Amerikën, veçanërisht vrasja e aktores Sharon Tate, bashkëshortja e Roman Polanski, në atë kohë shtatzënë. Këto vrasje u zhvilluan në Los Angeles, bastion i kinemasë amerikane dhe filmi do të tregojë gjithashtu për vdekjen e sistemit të vjetër të studiove. Tarantino, 55 vjeç, theksoi se filmi i nëntë dhe shumë i pritur me metrazh të gjatë do të kishte të njëjtin tonalitet të dhunshëm dhe provokues si filmi kult "Pulp Fiction" (1994).

(Kosova Sot)