Kevin Costneri peshon 250 milionë dollarë - Kulturë - Kosova Sot
Kevin Costneri peshon 250 milionë dollarë

Kevin Costneri peshon 250 milionë dollarë

Kevin Costner është një aktor i preferuar dhe i dashur amerikan, pastaj edhe producent dhe regjisor, i cili, falë kësaj veprimtarie, ka bërë një pasuri goxha të madhe

Kevin Costner lindi më 18 janar të vitit1955. Gjatë karrierës së tij, Costner ka marrë dy çmime Oskar, tri çmime Globi i Artë dhe shumë mirënjohje për talentin e tij. Costner u rrit në lokalitete të ndryshme, kryesisht në Kaliforni,duke përfshirë Linvud, Ventura dhe Qarkun Orenxh. Costner vijoi shkollën "CSU Fullerton" dhe diplomoi në drejtimin biznes. Costner filloi që të merrej me aktrim pas mbarimit të fakultetit, i frymëzuar nga një takim me aktorin Richard Burton, i cili e inkurajoi atë që ta ndiqte ëndrrën e tij të vjetër.

Iu desh që të bënte punë të rënda

Costner nuk e pati lehtë që të depërtonte dhe të arrinte sukses në Hollivud. Ai bëri orë aktrimi, iu desh që të bënte punë të rënda, të merrte pjesë në audicione, derisa fitimet i kishte tepër të vogla. Por, puna e tij filloi që të jepte fryte, pas një paraqitjeje të shkurtër në një film të vitit 1974, derisa gjatë viteve 1980 ai filloi që të bëhej gjithnjë e më i njohur. Roli i Costner-it në filmin e vitit 1987, "The Untouchables", konsiderohet të ketë qenë 'depërtimi i tij i madh', i pasuar me rolin në filmin "Dances with Wolves", në vitin 1990, ku përpos që luajti rolin kryesor, e bëri edhe regjinë. Ky film i solli atij dy Oskarë, për regji dhe për filmin më të mirë. Filmi do të mbetet dashuria e parë e tij Karriera e Costner-it ngeci pak pas vitit 1994, edhe pse viti 2000 ia dha atij një shans tjetër. Costner vendos që të përcaktohej te karriera në muzikën 'country', bashkë me bendin e tij muzikor, "Kevin Costner and Modern West". Por, duket se filmi ishte dhe do të mbetet dashuria e parë e tij. Ai ka luajtur edhe në filma të tjerë, si 'Bull Durham', 'Field of Dreams', 'Robin Hood: Prince of Thieves', 'JFK', 'The Bodyguard', 'Wyatt Earp', 'Waterworld', 'Tin Cup', 'The Postman', '3000 Miles to Graceland', 'The Guardian', 'Man of Steel', 'Jack Ryan: Shadow Recruit', 'Batman v Superman: Dawn of Justice', etj. Costner ka marrë më shumë se 50 shpërblime dhe ka një yll në Shëtitoren e të të famshmëve në Hollivud. Dhe, pasuria e tij neto është 250 milionë dollarë.

(Kosova Sot)

5 orë e 38 minuta më parë
19/08/18