Magjia e maskave veneciane në Tiranë

  • 16 May 2018 - 15:31
Magjia e maskave veneciane në Tiranë

"Mbreti i Maskave" Guerrino Lovato ka mbërritur në Tiranë për të bërë të njohura 100 nga punimet e tij më të mira për ata që adhurojnë maskat e veçanta. Nën kujdesin e Muzeut Historik Kombëtar, artistit Vladimir Myrtezai Grosha dhe kuratores Migena Hajdari nga galeria Blu Art Itali dhe Institutit Italian të Kulturës, në sallën "UNESCO" të Muzeut Historik kombëtar u zhvillua ditën e djeshme takim i zgjeruar me mjeshtrin Guerrino Lovato për prezantimin e punës së tij të veçantë.

Guerrino Lovato, mjeshtrit i Artit Venecian, realizon gjithfarë shëmbëlltyrash, me një kosto fare të vogël, por me një vlerë mjaft të madhe. Ai i krijon veprat e tij duke u frymëzuar nga kryeveprat artistike, portretet e personazheve historike, figurat alegorike dhe mitologjike si dhe nga tradita e "Komedisë së Artit" italian. Ndërsa punët e tij mund të përdoren gjerë- sisht në një ballo, festë karnavalesh, apo në një film me metrazh të gjatë.

(Kosova Sot)