Folku dhe turizmi bashkojnë në Vlorë 300 artistë ndërkombëtarë

  • 16 May 2018 - 15:39
Folku dhe turizmi bashkojnë në Vlorë 300 artistë ndërkombëtarë

Ansambli "Epirus"nga Selaniku, Greqi, u shpall fitues i edicionit të 10 -të "Aulona Inter Folk Festival", që u zhvillua përgjatë një festë tre ditore nga 12-14 maj në qytetin bregdetar të Vlorës. Por, parmbrëmë në natën e fundit të festivalit u dha edhe një tjetër çmim, ai i 10 vjetorit të Festivalit, me të cilin u nderua ansambli nga Kina "Minnan Folk, nga qyteti Quan Zhoi.

Përgjatë tre ditëve, Vlora u pushtua nga ritmi i traditës kulturore, me këngë dhe valle popullore nga vende si Shqipëria, Bullgaria, Italia, Letonia, Greqia, Sllovakia, Kina, Kosova.

(Kosova Sot)