Sevdai Radogoshi, në Gjykatë

  • 17 May 2018 - 15:45
Sevdai Radogoshi, në Gjykatë

Në Gjykatën e Gjakovës është mbajtur seanca në rastin ku i akuzuar është humoristi Sevdai Radogoshi, i njohur si Qumili.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë në bazë të së cilës Radogoshi akuzohet për lëndim të lehtë trupor. Gjatë seancës së kaluar i pandehuri është deklaruar i pafajshëm rreth akuzës për shkaktim të lëndimeve trupore ndaj motrës së tij. 

Pasi që gjyqtari i çështjes Mentor Bajraktari lexoi provat materiale, i akuzuari kishte vërejtje duke thënë se "nëse në raportet mjekësore është dikush tjetër përveç doktorit Valdet Spahiu, atëherë ato dokumente janë fals".

(Kosova Sot)