Më shumë sesa një operacion shpëtimi

  • 17 May 2018 - 15:58
Më shumë sesa një operacion shpëtimi

Aktori Alden Ehrenreich na e rikujton Harrison Fordin kur ishte i ri, në këtë film me regji nga Ron Howard

Nuk është rastësi që pllakatet për filmin "Solo: A Star Wars Story" kanë pamje të viteve të '70-ta. Sidomos kur përcjellim hapat e filmit të dimrit të kaluar, "The LastJedi", si dhe epet e tjera, më të fundit, të "Star Wars", del se ky rrëfim origjinal paraqet një kthim te rrënjët më modeste dhe më origjinale perëndimore (vestern) të kësaj sage. Ky ndryshim vjen falë talentit të regjisorit Ron Howard, filmat më të dalluar të të cilit tentojnë që të dallohen për protagonistët e tyre të veçantë, në vend se të sekuencave të përleshjeve.

Filmat franshize

Si rezultat i kësaj, Howard, i cili e mori këtë punë nga regjisorët 'origjinalë' Phil Lord dhe Christopher Miller pas pesë muaj xhirimesh, nxjerr shumë elemente interesante dhe argëtuese rreth Han Solos dhe shokëve të tij. Përkundër të metave të herëpashershme, filmi del të jetë më shumë sesa një operacion shpëtimi, në rend të parë falë aktorit të ri, Alden Ehrenreich, i cili e luan shumë mirë rolin e Solo-s, përkundër faktit se nuk arrin në tërësi që të na bindë se është një Harrison Ford i dytë. Edhe pse ky film me gjasë nuk do ta zërë vendin e parë në panteonin e filmave të kësaj franshize, ai do të mjaftojë që t'i argëtojë fansat dhe t'i japë "Disney"-t një shtyrje të fortë, kur ta hapë fundjavën e Ditës Memoriale. 

Suksesi në provim

Nuk duhet të shkoni më larg, sesa pllakati i këtij filmi, për të kuptuar se, përgjatë rrugës, Han po ashtu takon shoqëruesin e tij besnik Chewbacca (ish lojtarin e basketbollit Joonas Suotamo), sikur edhe Lando Calrissian (Donald Glover). Megjithatë, ylli kryesor mbetet Ehrenreich, i cili kishte shumëçka për të dëshmuar dhe, në të shumtën e rasteve, e dha provimin me sukses. Rolet në këtë film i luajnë Alden Ehrenreich, Joonas Suotamo, Woody Harrelson, Emilia Clarke, Donald Glover, Thandie Newton, PhoebeWaller Bridge, Paul Bettany, Jon Favreau, Linda Hunt; regjinë e ka bërë Ron Howard; derisa skenarin e kanë shkruar Jonathan Kasdan dhe Lawrence Kasdan.

(Kosova Sot)