Vdes Lucian Pintilie, kineasti i njohur, i ndaluar nga regjimi komunist

  • 18 May 2018 - 15:20
Vdes Lucian Pintilie, kineasti i njohur, i ndaluar nga regjimi komunist

Regjisori dhe kineasti rumun, Lucian Pintilie, i cili mërgoi në Francë pasi u ndalua nga regjimi komunist, vdiq dje në moshën 84-vjeçare, njoftoi spitali, Elias i Bukureshtit.

Regjisor i angazhuar, Lucian Pintilie mishëroi kinemanë rumune përgjatë 30 viteve, para se një valë tjetër e kineastëve të rinj, që ai kishte frymëzuar, të ishin të destinuar për skenën ndërkombëtare. Ai mori në vitin 1998 çmimin special të jurisë në Mostran e Venecias për filmin "Terminus paradis", ndërkohë që "Një verë e paharrueshme" (1994) dhe "Shumë vonë" (1996) u prezantuan për konkurrim në festivalin e Kanës. Në vitin 1973, ai largohet nga Rumania dhe vendoset në Francë, ku ngjiti në Teatrin e Qytetit të Parisit pjesë nga Çehov, Jonesko, Gorki, Ibsen, Pirandelo dhe Strindberg. Në bazë të nenit 4 të ligjit "Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare", ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

(Kosova Sot)