"Martesa" e Blerta Zeqirit në "Sydney Film Festival

  • 18 May 2018 - 15:25

 Edicioni i 65-të i festivalit të filmit ne Sidnei "Sydney Film Festival" (6-17 korrik), në partneritet me "European Film Promotion" dhe "Screen International" shpalli këtë javë "Europe. Voices of Women in Film": një program i 10 filmave të rinj nga regjisoret e suksesshme të Evropës, një prej të cilëve do të jetë filmi "Martesa" nga regjisorja kosovare Blerta Zeqiri.

Festivali do të këtë edhe tetë mysafire filmbërëse të kontinentit të cilat do t'i prezantojnë filmat e tyre dhe do të marrin pjesë në një diskutim publik rreth hendekut gjinorë në industrinë e filmit.

(Kosova Sot)