Shqiptarët i quan plehra, këngëtari grek vjen më 24 maj në Shqipëri

  • 23 May 2018 - 15:26
Shqiptarët i quan plehra, këngëtari grek vjen më 24 maj në Shqipëri

150 EURO PËR BILETËN E NOTIS SFAKIANAQIT

Më 24 maj, vjen nga Greqia të japë koncert për shqiptarët një antishqiptar i tërbuar, i cili kur bie rasti të flasë për shqiptarët i quan ata plehra. Një fashist i deklaruar, urrejtës i të huajve, mbështetës i Agimit të Artë dhe dëshmitar okular i kontakteve të fshehta mes alienëve dhe qytetërimit antik grek. Shqiptarët janë ftuar të financojnë vazhdimësinë e aktivitetit të këtij "artisti", duke e paguar biletën e koncertit të tij sa frëngu pulën, ose sa shqiptari përbuzjen. 150 euro do kushtojë bileta e Notis Sfakianaqit në Tiranë, ndërsa në Greqi kushton 50 euro. 

(Kosova Sot)