Charlize Theron aktron Megyn Kelly, në filmin për abuzimin seksual të Roger Ailes te "Fox News"

  • 23 May 2018 - 15:39
Charlize Theron aktron Megyn Kelly, në filmin për abuzimin seksual të Roger Ailes te

AILES KISHTE MOHUAR AKUZAT

Aktorja Theron do ta portretizojë karrierën e Kelly në rrjet, ku kishte filluar si korrespodente legale në vitin 2004 dhe ngritjen në një nikoqire shfaqjesh në 'Prime time show' 

Charlize Theron do ta aktrojë Megyn Kelly-n në filmin për rënien e Roger Ailes nga "Fox News". Jay Roach do ta bëjë regjinë e filmit, që pason ngritjen e Kelly-t te "Fox News" si dhe pohimet për abuzimet seksuale që kanë nxitur dështimin e tij. Aktorja Theron do ta portretizojë karrierën e Kelly në rrjet, ku kishte filluar si korrespodente legale në vitin 2004 dhe ngritjen në një nikoqire shfaqjesh në 'Prime time show'.

Kelly nuk i kishte dalë Ailes në mbrojtje, megjithatë edhe në librin e saj, që është lansuar muaj më parë, ajo ka bërë të ditur rreth ngacmimit seksual

Vërejtjet e neveritshme

Kelly ishte në presion publik për të mbrojtur Ailes në vitin 2016, kur ish-anëtari i "Fox News", Gretchen Carlson, kishte paraqitur një padi rreth abuzimit seksual, që kishte quar në dorëheqjen e tij. Kelly nuk i kishte dalë Ailes në mbrojtje, megjithatë, edhe në librin e saj që është lansuar muaj më parë ajo ka bërë të ditur rreth ngacmimit seksual, madje duke bërë edhe disa vërejtje të neveritshme kur ai kishte tentuar ta kapte për dorë dhe ta puthte në zyrë. Ailes ka vdekur në maj të vitit 2017 dhe gjithmonë i kishte mohuar akuzat. Filmi i ri është vepër e hatashme, duke u fokusuar në Ailes si dhe te Carlson, anëtarin Greta Van Susteren, pronarin Rupert Murdoch.

(Kosova Sot)