Savigneau: 'Nobeli', një shaka për Philip Roth

  • 24 May 2018 - 15:50
Savigneau: 'Nobeli', një shaka për Philip Roth

Çmimi 'Nobel' në Letërsi, i aspiruar prej kohësh nga romancieri amerikan, Philip Roth, i cili vdiq pardje, ishte kthyer në një klishe' për të, pohoi dje shkrimtarja Josyane Savigneau.

"Ishte kthyer në një shaka për të. Çdo vit flitej për këtë gjë, kjo ishte bërë qesharake", u shpreh për "France Inter" gazetarja, mikja e shkrimtarit të cilin e vizitonte rregullisht, së cilës i kishte kushtuar një intervistë të gjatë dhe të pazakontë në të përditshmen "Liberation" në shtatorin e vitit 2017.

"Nobeli ka humbur gjithsesi shumë shkrimtarë të mëdhenj, apo jo? Si rasti i Prustit, Joyce… nuk do të përpiloja gjithë listën. Kur ai shkroi "Kafsha që vdes", që është një libër me nota të forta seksuale, agjenti i tij i tha: mos mëthuaj, prapë e humbe 'Nobelin''', tregonte ajo. Autorit amerikan iu bë një nderim i madh në Francë, me faktin e të bërit pjesë që kur ishte gjallë në Koleksionin e Plejadës, vitin e kaluar, në moshën 84 vjeç.  

(Kosova Sot)