Mozaikët e fshehur të Butrintit, tani të prekshëm edhe për publikun

  • 24 May 2018 - 16:03
Mozaikët e fshehur të Butrintit, tani të prekshëm edhe për publikun

Shqipëria zotëron shumë site arkeologjike, të pasura me mozaikë. Disa prej këtyre mozaikëve janë bërë objekt studimi dhe restaurimi ndër vite, të tjerë mozaikë presin të studiohen, restaurohen, si dhe dokumentohen nëpërmjet publikimeve shkencore.

Për këtë arsye, specialistët e mozaikëve, Agron Islami dhe Marie-Patricia Raynaud, sollën dje vëllimin e parë të serisë "Korpusi i mozaikëve të Shqipërisë", një botim i çmuar, i cili i dedikohet mozaikëve në Qytetin Antik të Butrintit, që u publikua për publikun në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

(Kosova Sot)