Fituese e sivjetme është Olga Tokarczuk

  • 24 May 2018 - 16:08
Fituese e sivjetme është Olga Tokarczuk

Novelistja polake merr një shumë prej 50,000 funtesh, të cilat do t'i ndajë me përkthyesin e saj, për një novelë, e cila kalon nga ligësia deri te emocionet e vërteta 

Olga Tokarczuk është bërë shkrimtarja e parë polake që merr çmimin ndërkombëtar letrar, "Man Booker", i cili ndahet për përkthimin më të mirë të ndonjë romani të zhanrit fiksion, nga tërë bota. Më shumë se 100 romane u dorëzuan për këtë vit dhe libri i shkrimtares Tokarczuk, "Flights", mundi dy fitues të kaluar - shkrimtarin nga Koreja Jugore, Han Kang dhe atë nga Hungaria, Laszlo Krasznahorkai - duke marrë çmimin me vlerë 50,000 funte, para të cilat do të ndahen përgjysmë me përkthyesin e saj në anglisht, Jennifer Croft.

Emër i njohur

Tokarczuk është shkrimtare bestseller në Poloni, ku ka marrë shpërblime të shumta, prandaj është njëemër mirë i njohur. Në librin "Flights" ajo mediton rreth udhëtimit dhe anatomisë njerëzore, duke u luhatur midis storjeve që përfshinin anatomistin holandez, i cili zbuloi tetivën e Akilit pasi bëri analizimin e këmbës së vet, të amputuar, dhe storjes rreth zemrës së Chopin'it, të cilën motra e tij e transportoi nga Parisi për në Varshavë. "Kjo nuk është një narrativë tradicionale", thotë kryetarja e jurisë, Lisa Appignanesi, duke treguar se vet Tokarczuk përshkruan librat e saj si 'romane plejadë', duke aluduar në yjet në orbitë, ku lexuesit më pas iu dhënë atyre format e dëshiruara. "Na pëlqeu zëri i narracionit, meqë ai është i tillë, që e tejkalon ligësinë, duke arritur deri emocionet e vërteta", thotë kryesuesja e jurisë. 

(Kosova Sot)