Ermal Meta publikon këngën e re

  • 25 May 2018 - 15:49
Ermal Meta publikon këngën e re

Të gjesh dashurinë në tre minuta. Kjo është fabula e videoklipit të ri të këngës 'Dal Alba Al Tramonto', e kantautorit të talentuar Ermal Meta.

Kënga është pjesë e albumit të suksesshëm 'Non Abiammo Armi', i publikuar në muajin shkurt, gjatë festivalit të San Remos ku shqiptari u shpall fitues. I realizuar nga Slim Dogs Productions, videoja e këngës që në shqip përkthehet "Nga agimi në Perëndim", realizohet në një lokal që organizon takime të shpejta mes njerëzve që duan të gjejnë dashurinë në tre minuta.

(Kosova Sot)