Fred Vergas merr çmimin "Princesha e Asturias"

  • 25 May 2018 - 15:53
Fred Vergas merr çmimin

Shkrimtarja franceze e romaneve policeske, Fred Vargas mori në Spanjë çmimin prestigjioz 'Princesha e Asturias' për Letërsinë për veprën e saj që lidh intrigën, aksionin dhe reflektimin.

"Shkrimi i saj bashkon intrigën, aksionin dhe reflektimin me një ritëm që kujton muzikalitetin karakteristik të prozës së mirë në frëngjisht", nënvizoi juria duke gjykuar se vepra universale e Vergasit kishte mundësuar rilindjen e romanit policor. Çmimi i fundit "Princesha e Asturias" për Letërsinë iu dha shkrimtarit polak, Adam Zagajewski.

Mario Vargas Llosa, Paul Auster apo Philip Roth, i cili vdiq të martën, e kanë marrë gjithashtu këtë çmim.

(Kosova Sot)