Djemtë e ashpër dhe të RREZIKSHËM NË BURG

  • 25 May 2018 - 16:01
Djemtë e ashpër dhe të RREZIKSHËM NË BURG

Një luftë e vërtetë midis bandave në ekip

Janë bashkuar Jean-Claude Van Damme dhe aktori Dolph Lundgren, në filmin me regjinë e bërë nga Pasha Patriki, të titulluar "Black Water", i pari gjendet në një qeli burgu, e për një kohë të gjatë performancat e tij kishin mbetur nën hije

Aktori i njohur i filmave aksion, Jean-Claude Van Damme, gjendet një i burgosur në një nëndetëse, në filmin që na e sjell regjisori Pasha Patriki. Dikur ishte një nga yjet kryesor të filmave aksion, me akrobacitë e tij dhe stilin e tij unik, tani ai vjen me një yll tjetër të filmave aksion. Janë bashkuar Jean-Claude Van Damme dhe aktori Dolph Lundgren, në filmin me regjinë e bërë nga Pasha Patriki të titulluar "Black Water", e këtu ky i pari gjendet në një qeli burgu, e për një kohë të gjatë performancat e tij kishin mbetur nën hije. Në film, të dy aktorët sjellin situata interesante, okupojnë qelitë në burgun në nëndetëse, derisa ky shihet si një film i kategorisë B, me gjasë do t'i zhgënjejë adhuruesit e tyre. 

Tentim shitja e sekreteve

Pas një skene hapëse në të cilën agjenti special i CIA-s Wheeler (Van Damme) zgjohet në një qeli misterioze burgu dhe pranon disa këshilla tjera nga një i burgosur për kohë më të gjatë, i burgosuri Marco (Lundgren), më pas filmi largohet nga Lundgren, deri kur shënohet minuta e tetëdhjetë, ku shfaqet edhe në disa skena të shkurtra, vetëm për të na e kujtuar se është aty. Kthehemi prapa në kohë para kapjes së Wheelerit: në një motel të lirë në Alabama, ai po kënaqet me të dashurën e tij, partneren e dikurshme Ballard (Courtney B. Turk). Fotografitë e sjellin atë si agjent të ashpër që vdes në një tentim për të shpëtuar një komponent "Very Important Hard Drive". Wheeler ka pjesën tjetër të sistemit të sigurt - "E ka pajisen" derisa e vendos atë - që më pas e shndërron në një të burgosur me vlerë për djemtë e ashpër dhe të rrezikshëm që vijnë nga "FBI" dhe nga "CIA", të cilët më pas atë e marrin në mbikëqyrje."Bureau's Ferri"(Patrick Kilpatrick) beson se ky njeri ka depërtuar shumë thellë dhe është në tentim të shitjes së sekreteve të Amerikës dikujt jashtë, armiqve të Amerikës. "Agency's Rhodes" (Al Sapienza) mendon se ai është i pastër dhe nuk është tradhtar. Që të dy këta e shoqërojnë në anën e zezë, për ta marrë në pyetje në stilin e "Abu Ghraib".

Shërbimet e fshehta

Tortura mezi fillon kur gjërat dështojnë, kur disa pjesëtarë të ekipit revoltohen dhe fillon dhuna në nëndetëse. Kështu Wheeler lirohet nga ata që e kishin zaptuar, me gjasë duke fituar besimin e Taylor (Jasmine Waltz, një modele të cilës nuk i shkon aspak të jetë një agjente e FBI-së). Ata depërtojnë tinëz disi nëpërmjet djemve të këqij. Për një total prej 14 minutash, ata e lirojnë Marco-n nga kafazi i tij dhe më pas ai do të luftojë përkrah tyre. Debutimi si regjisor për Patriki, në filmin me titull "Black Water" hedh dritë në shumë seksione. Filmi vërtet ka shumë skena të ndryshme, ku ata për një kohë qëndrojnë në vende të errë- ta, por se ka një luftë të vërtetë midis tyre dhe bandave në ekip, por edhe si zakonisht, aty janë të përfshirë edhe shërbimet e fshehta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

(Kosova Sot)