Filmi 'Ocean's 8' lë nën hije filmat e tjerë

  • 12 June 2018 - 15:33
Filmi 'Ocean's 8' lë nën hije filmat e tjerë
Vazhdimi i radhës i kësaj franshize të njohur vjen me një hapje me fitim prej 41.5 milionë dollarësh

Marrë në përgjithësi, filmi i pavarur i zhanrit horror, 'Hereditary', mbijeton një vlerësim D+ CinemaScore me një debutim të fortë prej 13 milionë dollarësh, derisa filmi i Jodie Foster'it, 'Hotel Artemis', ka arritur të mbledhë vetëm 3.2 milionë dollarë; jashtë SHBA-së, 'Jurassic World: Fallen Kingdom' ka mbledhur 151 milionë dollarë. Film 'i kryesuar nga femrat' Duke dëshmuar se jo vetëm filmat 'me meshkuj' mund të sjellin para këtë verë, filmi 'i kryesuar nga femrat', "Ocean's 8", pati një fundjavë të parë me një fitim prej 41.5 milionë dollarësh, nga 4,145 kinema, duke zënë vendin e parë në Amerikën veriore. Jashtë SHBA-së ky film fitoi 12.2 milionë dollarë, nga 16 tregjet e tij të para, kryesisht në Amerikën latine, nga një start global prej 53.7 milionë dollarësh. Nga studiot "Warner Bros." dhe "Village Roadshow", filmi "Ocean's 8" sjell në rolet kryesore aktoret Sandra Bullock, Cate Blanchett, Anne Hathaway, Mindy Kaling, Sarah Paulson, Awkwafina, Rihanna dhe Helena Bonham Carter. Ky film tanimë mund të thuhet se ka siguruar njërën prej dhjetë hapjeve kryesore të këtij viti, duke u matur me filmat, bërja e të cilëve ka kushtuar shumë më shumë. Sikur edhe që mund të pritej, femrat përbënë rreth 70% të shikuesve të këtij filmi deri më tani, derisa gati 70% të blerësve të biletave të kinemave ishin 25 vjeç e më shumë.

Filmi pati fillimin më të suksesshëm në SHBA "Ocean's 8", i cili e ringjallë franshizën "Ocean" pas një mungese prej 11 vjetësh në ekranin e madh, pati fillimin më të suksesshëm në SHBA, nga të katër filmat e serisë, duke mos llogaritur inflacionin. Ky film sjell aktoren Bullock si Debbie Ocean, motra e Danny Ocean, rol i cili ishte luajtur nga George Clooney në treshen e filmave "Ocean's" me regji të Steven Soderberghut. Debbie lëshohet nga burgu dhe formon një bandë femrash të krimineleve të specializuara, të cilat planifikojnë vjedhjen e diamanteve. 

(Kosova Sot)