"Psycho" i Ilir Muharremit promovohet në Tiranë - Kulturë - Kosova Sot
"Psycho" i Ilir Muharremit promovohet në Tiranë

"Psycho" i Ilir Muharremit promovohet në Tiranë

Romani "Psycho" i krijuesi Ilir Muharremi së shpejti do të ketë një promovim në Tiranë. Kështu ka deklaruar vetë autori, në një prononcim për "Kosova Sot". Më saktësisht, sipas Muharremit, "Psycho" do të ketë një promovim më 22 qershor në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. I botuar muaj më parë, romani "Psycho", i zhanrit triler, ka prekur një tematikë dhe stil që deri më sot i kanë munguar letërsisë shqipe. Shtrimi i tekstit, rrëfimi dhe mënyra e dialogëve, e mbi të gjitha temat që prek e bëjnë "Psycho"-n një roman unikat. Kësisoj nuk është çudi që tashmë romani po shënon një ngritje sa i përket interesimit të lexuesit. Studiuesi Vilson Culaj, në një konstatim të tij, pohon se "Psycho" është sfidant për t'u kuptuar dhe i lehtë për t'u lexuar dhe që ta mbarështosh një vepër letrare me fondament, psikologjinë dhe filozofinë e jetës me gjithë kompleksitetin e saj, fiksuar në një gotë vere dhe një banakiere fiktive femër, është thjesht një mjeshtri e rrallë që buron nga një univers njohjeje empirike. 

(Kosova Sot)

8 orë e 4 minuta më parë
17/08/18