"MË I SHPEJTË SE PLUMBI, MË I FORTË SE LOKOMOTIVA ": SUPERMENI FESTON DITËLINDJEN E 80-TË

  • 17 June 2018 - 12:35

 Në kohën kur po duket se heronjtë janë në të gjitha anët, tashmë janë me dhjetëra prej tyre, por një prej tyre dallon - ky është Supermeni. Janë mbushur plot tetëdhjetë vite që kur ka debutuar në numrin e tij të parë "Action Comics #1", që ishte hedhur në shtije më 1 qershor të vitit 1938. Edhe sot kësaj dite, Supermeni është një libër dhe ikonë amerikane, një yll, që gjithçka kishte filluar nga librat e vizatuar. Shtëpia e tij botuese "DC Comics" llogarit më shumë se kurrë te kjo ikonë.

"Ai ishte model, një bazë për atë që m vonë po del të jetë një themel për superheronjtë ", ka thënë Jared Smith, shitës i librave të vizatuar nga Uashingtoni. Në publikimin e parë te "Action Commics", ai kishte 13 faqe hapësirë në të cilin flitet për jashtëtokësorin nga planeti Kripton, i cili vjen për ta shpëtuar planetin nga shkatërrimi.

(Kosova Sot)