280 mijë euro për kapelën e Napoleonit

  • 20 June 2018 - 16:02
280 mijë euro për kapelën e Napoleonit
QE SHPËTUAR NGA FUSHA E BETEJËS

Kapela e Napoleonit, që thuhet se është shpëtuar nga fusha e betejës pas disfatës së tij në Waterloo, është shitur në ankand për 280 mijë euro. Ish-perandori francez ishte i njohur për kapelat e tij dycepëshe dhe kapela e kuqe që ai mbante në Waterlo i përket mbretëreshës dhe ka qenë pjesë e koleksionit mbretëror që nga 1837. Kapela ishte veshur nga Napoleoni një natë para disfatës dhe ishte grabitur pas fitores nga trupat aleate. Shtëpia e ankandeve "de baecque", konfirmoi të hënën shitjen në Lion, 203 vjet pas betejës. Shifra totale për kapelën, përfshirë edhe taksat, është pak nën 350 mijë euro. Një koleksionist francez i sendeve historike e ka blerë atë.

(Kosova Sot)