Vritet reperi amerikan, XXXTentacion

  • 20 June 2018 - 16:05
Vritet reperi amerikan, XXXTentacion
Reperi XXXTentacion është qëlluar për vdekje në Florida të SHBA-së. Artisti 20-vjeçar, emri i të cilit në realitet është Jahseh Dwayne Onfroy, ishte duke blerë një motoçikletë kur një person i armatosur thuhet se vrapoi drejt tij dhe e qëlloi e qëlloi me armë zjarri, sipas TMZ. Në komunikatën për mediat të policisë amerikane shkruan se këngëtari u vra nga dy të dyshuar të armatosur pak para orës 23:00, sipas kohës tonë lokale. "Të paktën një nga të dyshuarit gjuajti një armë që goditi Onfroy. Dy persona ikën me veturën e tipit SUV, një ngjyrë të errët. Dyshohet se kjo ka ndodhur për grabitje, por hetimet do të vazhdojnë", thuhet në njoftim.

(Kosova Sot)