Visar Kuçi Trio të shtunën performon në Lumëbardhë

  • 21 June 2018 - 15:40
Visar Kuçi Trio të shtunën performon në Lumëbardhë
MORËN PJESË NË SHUMË EVENIMENTE TË NDRYSHME

Visar Kuçi Trio do të performojë në Lumëbardhë të shtunën, me 23 qershor. Visar Kuçi Trio u formua në 2013 dhe është i përbërë nga Visar Kuçi (Kitarë), Enver Muhamedi (Doublebass), Enes Bajramliqi (Bubnje). Ata morën pjesë në shumë evenimente të ndryshme dhe në festivale si Prishtina Jazz Fest në Prishtinë, Mirëdita/Dobardan në Beograd. Pas koncertit promovues të albumit të tyre të parë "Modern Waves" në dhjetor të vitit 2017 Visar Kuçi Trio vjen për herë të parë në Prizren për një koncert autorial. Repertori i tyre përfshinë komponime prej Jazz-it klasik deri tek ai eksperimental dhe natyrisht komponimet e tyre origjinale.

(Kosova Sot)