Fantazia e dhunshme e një adoleshenti

  • 21 June 2018 - 15:42
Fantazia e dhunshme e një adoleshenti
Duke u bazuar në të njëjtën masë te realiteti i ndryshuar i universeve të librave komikë, "Animal World", përbën një përzierje të pabashkuar të ideve dhe emocioneve

S ikur garuesit në "The Hunger Games" të kishin qenë të detyruar që ta vrasin njëri-tjetrin duke luajtur "gur-letër-gërshërë", në vend se duke përdorë harqet dhe shigjetat, ata do të mund ta kishin siguruar një vend në tryezën e lojës të filmit "Animal World" (Dongwu shijie). Duke u bazuar në të njëjtën masë te realiteti i ndryshuar i universeve të librave komikë, "Animal World", përbërn një përzierje të pabashkuar të ideve dhe emocioneve. Kur përfundimisht vjen puna te një anije e quajtur "Destiny", atëherë rrëfimi kalon në një fantazi të stilit 'rreziko çdo gjë', që është tepër mbërthyese. Falë efekteve të tij speciale, ky film i rrit gjasat e regjisorit të ri, Han Yan, i cili në vitin 2015 ishte shpresa kineze e fitores së çmimit Oskar, me filmin "Go Away Mr. Tumor". 

Filmi bazohet në një libër komik japonez Ky është një rast i rrallë që një film kinez bazohet në një libër komik japonez (manga), i cili, nëse tregohet i suksesshëm në aspektin financiar, mund ta hapë rrugën edhe për filma të tjerë të këtij lloji. "Animal World" në fakt është adaptimi i dytë për ekran të madh i librit komik të Nobuyuki Fukumoto's, pas versionit të mirëpritur japonez të vitit 2009, me titull "Kaiji: The Ultimate Gambler", si dhe të një vazhdimi të vitit 2011. Filmi aktual përfundon me një fjali, e cila e lë të hapur derën për një pjesë tjetër.

Njeri apo supernjeri? Kur Zheng Kaisi (Li Yifeng, një aktor TV, i cili mori shpërblime për rolin e tij në filmin 'Mr. Six') prezantohet si argëtues skene me rroba klouni, ai duket të vuajë nga kompleksi i plotë i superheroit. Këtu lind dilema, a është protagonisti njeri, apo supernjeri? Në skenat e para të aksionit, Kaisi transformohet në një vrasës të vëngër, të veshur si kloun, me dy shpata me ngjyra, që i mban në shpinë. Por, kjo del të jetë fantazi e dhunshme e një adoleshenti i cili gjendet në spital. Rolet në këtë film i luajnë: Li Yifeng, Michael Douglas, Zhou Dongyu, Cao Bingkun, Wang Ge; derisa regjinë e ka bërë Han Yan, bazuar në skenarin e shkruar nga Han Yan.

(Kosova Sot)