Janet Jackson: Vuaj nga një depresion i thellë

  • 22 June 2018 - 20:56
Janet Jackson: Vuaj nga një depresion i thellë

Këngëtarja e njohur amerikane, Janet Jackson, njoftoi se vuante nga një depresion i thellë që lidhej, sipas asaj, me një kompleks inferioriteti që përkonte me fëmijërinë si dhe për shkak të racizmit dhe seksizimit të shoqërisë amerikane. Në një artikull të publikuar në revistën "Essence", që u drejtohet grave me ngjyrë, ylli 52- vjeçar shpjegon se për herë të parë u ndie e lumtur vetëm kur lindi fëmijën e parë, në vitin 2017.

Ajo, që është bërë e famshme që në vitet 1980, tregon se dekadat që kanë ndjekur këto 30 vite të saj kanë qenë të vështira."Fakti i të pasurit pak vlerësim për veten mund të lidhet me një ndjenjë inferioriteti që përkon me fëmijërinë. Kjo mund të lidhet me objektiva që duam të arrijmë, por që janë shumë larg. Sigurisht që janë problemet sociale si racizmi dhe seksizmi", vazhdon ajo. "Nëse i përzieni të gjitha, atëherë do të keni një depresion, një sëmundje kokëfortë dhe të frikshme", theksoi Janet Jackson.  

(Kosova Sot)