EKSPOZITË E VEÇANTË E ROBERT PICHLER

  • 23 June 2018 - 16:32
EKSPOZITË E VEÇANTË E ROBERT PICHLER
 "Një arkivol që kalon përroin! Është bosh apo me trup të vdekuri brenda? Duhet të jetë bosh, pasi hapi i burrit që mban arkivolin, ndihet i lehtë dhe kaq preciz i ngulur mbi shkëmb, sikur të ishte një flutur e ndalur për të thithur furnizim mbi gojën e një luleje. Arkivoli duhet të jetë bosh por fotoja është shumë e ngarkuar me peshë sa ndihesh sikur ke gëlltitur një re të madhe gri". Ky është imazhi i vetëm një prej fotografive që Robert Pichler historian, antropolog dhe fotograf do të ekspozojë më 26 qershor në Muzeun "Shtëpia Kadare" në Gjirokastër nën kurimin e Edit Pulës. Ekspozita e Pichlerit është një kthim në kohë përmes fotove që duket sikur zëvendësojnë historinë.

(Kosova Sot)