Propaganda kineze me mesazh qetësues mes rrëmujës

  • 23 June 2018 - 16:56
Propaganda kineze me mesazh qetësues mes rrëmujës
Filmi bart një mesazh qetësues mes rrëmujës së veprimeve

Mike Tyson, konflikti në Afrikën e veriut, Steven Seagal, dhe disa elemente të tjera, të gjitha janë bashkuar duke bërë këtë film Në vitet 1960, kohët e suksesshme ekonomike në Perëndim shkaktuan ngritjen e të ashtuquajturve "Europuddings", lidhjet kontraktuale midis talenteve ndërkombëtare, me filma të cilët përmbanin diçka që synonte t'iu bënte thirrje të gjithëve, por në mënyrë aq të shkëputur kulturore artistikisht të përgjithshme, saqë, në fund, ato vepra nuk i pëlqenin askujt. Ekuivalenti në zhvillim i sotëm mund të përfaqësohet nga "China Salesman", gjë që, me sa duket, ndodh kur shumë investitorë privatë (ato kompani dhe prodhuesit e listuar më poshtë janë vetëm maja e një ajsbergu), plus qeveria e Republikës popullore të Kinës (PRC), bashkojnë burimet e tyre për të bërë një ekstravagancë, sa populiste, po aq edhe propagandistike. Si rezultoi kjo në një aventurë që pjesën më të madhe zhvillohet në Afrikë, e që përfshin spiunazhin industrial-politik, për të mos përmendur kombinimin e paimitueshëm të yjeve të perënduara, si Mike Tyson dhe Steven Seagal. Në të vërtetë, një kronikë për të treguar se si u krijua ky film mund të jetë më bindës sesa vet filmi.

RRJETET E TELEKOMUNIKACIONIT Por, kjo nuk do të thotë se filmi "Salesman" nuk ka vlerë argëtuese të veten, me dashje apo pa qëllim. Tashmë një dështim në kinematë vendore, nuk duket se ky film do të ketë gjasa për të korrur ndonjë sukses më të madh jashtë vendit. Meqë në fillim të filmit thuhet se "Ky film bazohet në ngjarje të vërtetë", atëherë skenari i regjisorit Tan Bing ka heroin e vet Yan Jian (Li Dongxue nga "Brotherhood of Blades"), duke dhënë shpjegimin e parë të shumëfishtë në 'voiceover' . Një vend pa emër "kaotik në Afrikë" sapo ka përfunduar një luftë civile të gjatë. Përfaqësues nga vende të ndryshme kanë arritur të konkurrojnë për kontratën për të rindërtuar dhe përmirë- suar rrjetet e telekomunikacionit të vendit. Inxhinieri i IT-së, Yan dhe shefi ekzekutiv i shitjes, Ruan Ling (Li Ai) përfaqësojnë një firmë të virtytshme dhe të zellshme kineze, ndërsa rivalët e tyre evropianë të zjarrtë drejtohen nga francezi Duchamp (Clovis Fouin). Peshimi i ofertave bëhet nga zyrtarët vendorë dhe nga një komision ndërkombëtar me sa duket neutral, i kryesuar nga biondja skandinave Susanna (Janicke Askevold). Fillimisht krenare, dhe me sa duket në marrëveshje me Duchamp, ajo së shpejti ndryshon, duke u 'nxehur' ndaj njeriut modest, por burrëror, Yan Jian, të cilit i thotë me pëshpërimë: "Jini të kujdesshëm", ndërsa ai përballet me më shumë rreziqe se Pauline, dhe shpesh kërkon që ai ta shpë- tuar atë nga zjarre të ndryshme - dhe kriza të mbushura me shpërthime. Këto ndodhin sepse forcat e zymta po përpiqen të destabilizojnë Whateveristanin përsëri për qëllimet e tyre të errëta - mes tyre Kabbah (Tyson), një princ i supozuar i cili dëshiron t'ia kthejë namin e vjetër fisit të tij dhe i cili është në ujdi me Duchampin e egër. Duke u fshehur disi në mënyrë të pashpjegueshme - por jo aspak në mënyrë të papërfillshme - rreth periferisë, është ishtregtari i armëve mercenare dhe pronari i barit (në një vend që ndalon alkoolin) Lauder, i luajtur nga Seagal. Aktualiteti i tanishëm i Danny Aiello-s nuk është bërë më imponues nga ngjyra e zezë e këpucëve që duket e vendosur në flokët e tij (ose të dikujt). Më tej, kamerat e fuqishme, bllokimi dhe mekanizmat e marifeteve që kërkohen për të bërë një Seagal pothuajse të palëvizshëm që të ngjajë me një forcë vdekjeprurëse në skenën e tij të madhe luftuese me Tyson, janë një shenjë e hershme se "Shitësja e Kinës" do të jetë diçka shumë e "veçantë".


TAKIMET E BIZNESIT TË NDËRPRERA NGA TANKET E BRENDSHME Intrigat e çuditshme dhe të ngatërruara bëhen vetëm më të çmendura më pas. Vetëm nga atje. Së shpejti ne jemi thellë në takimet e biznesit të ndërprera nga tanket e brendshme, për të mos përmendur luftërat e shpatës, bazukës, sabotimin, etj. Edhe pse është e mundur që skenari të ketë kuptim, nëse i kushton vëmendje, shumica e shikuesve nuk do ta bëjnë një gjë të tillë. Filmi "China Salesman" megjithatë bartë një mesazh qetësues mes rrëmujës së veprimeve: Vetëm zgjuarsia dhe pastërtia morale e ekspansionistëve ekonomikë kinezë mund t'i shpëtojnë kombet e tjera nga tirania, lufta dhe korrupsioni. Sigurisht, kjo nuk mund të besohet nga askush, pasi filmi duket kryesisht si një fantazi e zbukuruar nga skandalet e botës së spiunazhit në të vërtetë, që përfshijnë asetet e telekomit.

(Kosova Sot)