Blerim Destani, John Travolta dhe Morgan Freeman bëhen bashkë në një film Hollywoodian - Kulturë - Kosova Sot
Blerim Destani, John Travolta dhe Morgan Freeman bëhen bashkë në një film Hollywoodian

Blerim Destani, John Travolta dhe Morgan Freeman bëhen bashkë në një film Hollywoodian

Blerim Destani po realizon xhirimet e filmit “The Poison Rose” në krahë me aktorët John Travollta dhe Morgan Freeman.

Ky film ka filluar xhirimet që nga maji i këtij viti në Savannah të Georgia nën regji të George Gallo dhe skenar të bazuar në novelën e Richard Salvatore.

Blerimi në këtë film luan karakterin e Lorenzo Rodriquez, emri i karakterit që ai luan ashtu si edhe fotografitë nga xhirimet na asocojnë në një djalosh meksikan me një stil karakteristik. Filmi është në stilin e dramave detektive të tipit “Chinatown,” “L.A. Confidential,” apo “The Long Goodbye” dhe flet për një ish yll futbolli të cilit i bëhet pikë e dobët një vajzë e cila është në telashe, shkruan Java News.

Ashtu si në filmat klasik, ai përfundon në një rrjet kompleks krimesh. Kur ai zbulon se vajza në fakt është e bija e tij e humbur prej shumë kohësh, niset që ta shpëtojë atë dhe rrugës në shpëtimin e saj zbulon shumë sekrete të pista të qytetit 



(Kosova Sot)

6 orë e 17 minuta më parë
18/07/18