Dokumentari kushtuar mërgimtarëve në Danimarkë, me premierë në Prizren

  • 11 July 2018 - 15:32
Dokumentari kushtuar mërgimtarëve në Danimarkë, me premierë në Prizren
Premiera e filmit dokumentar "Rrënjët shqiptare-dheu danez", për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Danimarkë, do të shfaqet më 22 korrik në Prizren. Regjisori Ixhet Lutfiu duke qenë pjesë e ekipit të radio televizionit "Zëri i Kosovës" që nga viti 1991 ka arritur të grumbullojë materialin e nevojshëm dhe të shfrytëzoj në mënyrë profesionale arkivin e këtij mediumi të rëndësishëm kombëtar për të realizuar këtë dokumentar. Dokumentari përshkruan kronologjikisht (që nga viti 1965) veprimtarinë historike dhe kulturore të shqiptarëve të Danimarkës dhe është i ndarë në dy pjesë: pjesa e parë, që po promovohet tani, përfshin vitet 1965-1999 dhe trajton mbi 20 tema, kurse pjesa e dytë që përfshin vitet 2000-2018 trajton rreth 40 tema të fushave të ndryshme si psh arsimi, kultura, sporti e muzika, shkruan ata. Ky film dokumentar ka për qëllim nxitjen edhe të shqiptarëve në vendet e tjera perëndimore për të bërë edhe dokumentar të tjerë që të mos harrohet kontributi i mërgimtarëve.

(Kosova Sot)