VDES KOMPOZITORI BRITANIK OLIVER KNUSSEN

  • 14 July 2018 - 17:01
VDES KOMPOZITORI BRITANIK OLIVER KNUSSEN
Kompozitori dhe dirigjenti britanik, Oliver Knussen, vdiq në moshën 66 vjeçe, pas një sëmundjeje të shkurtër. Vdekja e tij u bë e njohur nga publicisti i tij, "Faber Music", ku në deklaratë, midis tjerash, thuhej: 'Ndikimi i tij në komunitetin muzikor ishte i jashtëzakonshëm, si në Britani, po ashtu edhe jashtë saj dhe ai ndikim është testament i kureshtjes dhe zemërgjerësisë së tij të madhe si muzikant". Ndoshta më së shumti i njohur për operat e tij të bazuara te vepra e Maurice Sendak, "Where the Wild Things Are" dhe "Higglety Pigglety Pop!", Knussen kishte kohë që ishte në qendër të botës moderne të muzikës klasike, si kompozitor, dirigjent, drejtor artistik dhe shëmbëlltyrë e muzikës së re. 

(Kosova Sot)