KONKURRENTET E DIKURSHME, BASHKË NË FILMIN 'MARY QUEEN OF SCOTS'

  • 15 July 2018 - 13:55
KONKURRENTET E DIKURSHME, BASHKË NË FILMIN 'MARY QUEEN OF SCOTS'
Saoirse Ronan dhe Margot Robbie kishin qenë konkurrente sivjet për Oskarin në kategorinë e aktores më të mirë, por që të dyja humbën nga Frances McDormand. Por, së shpejti ato do të përleshen përsëri, kësaj here në film, si pjesëtare rivale të familjes mbretërore, në filmin biografik "Mary Queen of Scots". Trajleri i parë i filmit tanimë është publikuar. Saoirse Ronan, e cila ka lindur në Bronks nga prindërit irlandezë dhe imigroi në Irlandë kur kishte 3 vjet, do ta luajë rolin kryesor, derisa aktorja australiane, Margot Robbie, luan rolin e mbretëreshës Elizabeth I, rol i cili aktores Judi Dench ("Shakespeare in Love") i kishte siguruar Oskarin, derisa aktores Cate Blanchett ("Elizabeth" dhe "Elizabeth: The Golden Age") i kishte siguruar dy nominime për këtë çmim prestigjioz. 

(Kosova Sot)