A DO TË KTHEHET "FOUR WEDDINGS AND A FUNERAL"?

  • 15 July 2018 - 15:33
A DO TË KTHEHET
Hugh Grant, Andie MacDowell dhe Anna Chancellor, si dhe disa bashkëpunëtorë të filmit "Four Weddings And A Funeral" janë takuar për të biseduar rreth bërjes së vazhdimit të këtij filmi, i cili në kohën e vet i kishte bërë ata tepër të famshëm. - U bashkuam në shtëpinë e Richard Curtisit dhe Andie ishte atje. Nuk mund të besojmë se tanimë kanë kaluar 24 vjet! Në takim nuk erdhi tërë ekipi i filmit, ishim dhjetë gjithsej. Përndryshe, nuk është se jemi në kontakt. Dëgjohem vetëm me Andie MacDowell. Hugh-in nuk e kisha parë ka kohë, prandaj takimi ynë ishte shumë prekës. Richard mbajti një fjalim përshëndetës, ishte fantastik - deklaroi Anna për mediet britanike. 

(Kosova Sot)